E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse nuk u pengua masakra - Pyetje e mbetur 15 vjet pa pergjigje



Nga Selma Filipovic

Masakra kunder burrave myslimane ne Srebrenice ne vitin 1995 eshte genocidi me i rende i ndodhur ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore. Zbardhja historike dhe juridike nuk ka perfunduar ende. Ne 11 korrik perkujtohet per te 15-in vit masakra e Srebrenices. Ne vitin 1995 ne qytetin zone e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara marshuan trupat serbe selektuan burra dhe te rinj myslimane ne moshen 18 deri ne 80 vjec dhe me pas i vrane. Ushtaret e OKB-se ne mbrojtjen e te cileve civilet e paarmatosur shpresonin e pane kete skene pa intervenuar. Si trajtohet sot zbardhja e rolit te Evropes dhe Kombeve te Bashkuara
Cfare faji mbajne Kombet e Bashkuara
Vitet e fundit nga 275 varret masive ne luginen e Drinit lumi qe ndan kufirin serbo-boshnjak u rivarrosen kufomat e 8.372 viktimave te masakres se Srebrenices vetem 6.557 syresh u identifikuan. Kjo nuk eshte shifra e fundit e civileve te vrare boshnjake shume konsiderohen ende te humbur.

Manfred Eisele Gjeneralmajor i kembesorise se Bundesverit qe pergatiti misionet e paqes te OKB-se nga viti 1994-1998 thote se eshte e veshtire ta zbardhesh teresisht kete tragjedi. Rolin e shteteve evropiane ne konfliktin jugosllav dhe ne Luften e Bosnjes ai e sheh te bazuar ne determinizmin historik Konfliket ne Ballkan se paku qe nga fillimi i shekullit te 20-te kane luajtur nje rol te rendesishem ne kryeqytetet evropiane. Ngjarja ne keto kryeqytete ne vitin 1995 ne pjesen me te madhe u analizua mbi bazen e pozicioneve qe keto vende i kishin marre qe ne vitin 1914. Gjenerali Eisele shpreh dyshime per aktoret pergjegjes ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara qe te kene pasur forcen dhe qellimin ti mbronin te 40.000 civilet myslimane ne zonen e Srebrenices. Kete e mbeshtesin edhe hulumtimet e fundit te gazetarit holandez Huub Jaspers. Nga to del qe superfuqite ne KS kishin informata per planet serbe qe para masakres. Gazetari Huub Jaspers KS ne thelb eshte pergjegjesi kryesor per ate qe ka ndodhur ne Srebrenice. Qeverite e shteteve anetare kane marre informata nga sherbimet e tyre sekrete per ate qe po pergatitej. Por ato nuk i shfrytezuan keto informacione. Nuk e penguan zhvillimin e kesaj tragjedie. Kjo eshte nje nga pyetjet e medha qe ende qendron e shtruar mbi tavoline Perse

Holanda kundershtoi OKB nuk sulmoi masakra ndodhi
Per gjenocidin ne Srebrenice behet sot pergjegjese edhe qeveria holandeze. Kur pergjegjesit atehere propozuan goditjen e forcave serbe nga ajri Holanda kundershtoi dhe ia doli mbane. OKB nuk sulmoi masakra ndodhi. Holanda kishte frike per fatin e 450 ushtareve te saj te stacionuar atje per mbrojtjen e enklaves.
Axel Hagedorn avokat i rreth 8.000 i te afermve te viktimave perpiqet te arrije ne Gjykaten Evropiane dhe Gjykaten e Larte ne Holande heqjen e imunitetit te OKB-se. OKB ka pergjegjesi te qarte pasi ajo duhej te vendoste kunder vullnetit te holandezeve Ne duhet te ndalojme ketu gjenocidin masiv. Po qe se OKB del para drejtesise atehere Holanda nuk mund tia pasoje fajin OKB-se dhe OKB-ja Holandes. Premtimi i pambajtur eshte trauma me e madhe sa kohe qe as OKB as Holanda nuk kerkojne ndjese.
Nderkohe Srebrenica eshte gati e pastruar etnikisht aty jetojne 3-5 perqind myslimane shumica gra ne kerkim te te afermve. Kerkimi per viktimat vazhdon me hapa te ngadalte. Ne 11 korrik 2010 do te varrosen ne Potocar nje grup tjeter viktimash edhe 731 kufoma te identifikuara.

13 Korrik 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›