Koreja e Veriut kercenon me lufte te shenjte SHBA-te dhe Korene e Jugut
Koreja e Veriut ka kercenuar SHBA-te dhe Korene e Jugut se do te perdore ate qe e quan lufte te shenjte ne gadishullin korean si kunderpergjigje e manovrave ushtarake te Amerikes dhe Korese se Jugut te cilat priten te nisin diten e sotme ne detin e Japonise. Shteti komunist eshte ka deklaruar se do tu pergjigjet me sulm berthamor provokimeve per manovra ushtarake. Stervitjet ushtarake vijne pas fundosjes se nje anije luftarake te Korese se Jugut ne muajin mars. Diten e enjte Koreja e Veriut u shpreh se stervitjet ushtarake te SHBA-ve dhe Korese se Jugut jane nje kercenim i sovranitetit te saj dhe rajonit.
Kercenimi
Nje zyrtar i larte koreano-verior tha se ndaj kercenimeve te tilla do te reagoje me pergjigje fizike. SHBA-te dhe Koreja e Jugut thone se stervitja e tyre qe eshte planifikuar per diten e sotme ka per qellim qe te zbrapse Korene e Veriut nga agresioni.
Rreth 20 anije dhe nendetese si dhe 100 avione do te marrin pjese ne stervitjet qe do te zgjasin per kater dite rresht ne Detin e Japonise. Uashingtoni dhe Seuli fajesojne Korene e Veriut per permbytjen e nje anijeje ushtarake koreanojugore ne muajin mars.
Nje hetim me eksperte nderkombetare njoftoi se anija ishte sulmuar me nje silur te Korese se veriut te cilen Peniani e kundershton. Nderkaq Korea e Veriut tha se sanksionet e reja amerikane kunder saj dhunonin deklaraten e OKB-se pas fundosjes se nendeteses se Korese se Jugut. Hilari Klinton shpalli sanksionet gjate vizites se saj ne Korene e Jugut. Ky shtet vazhdimisht ben kercenime te ngjashme kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvillojne manovra te perbashketa ushtarake.
Deklarata
Ne Vietnam ku u zhvillua forumi i ASEAN-it Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton tha se Koreja e Veriut ka nje regjim te izoluar dhe konfrontues qe angazhohet ne nje fushate idesh provokuese dhe te rrezikshme. Po kete jave Sekretarja Klinton njoftoi sanksione te tjera ekonomike kunder Phenianit. Zedhenesi koreano-verior Ri Tong Il i cilesoi manovrat e planifikuara si nje kercenim ndaj sovranitetit te vendit te tij.
SHBA
Kete vit kane falimentuar mbi 100 banka
Numri i bankave qe kane falimentuar gjate ketij viti ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka kaluar mbi 100. Fondi per sigurimin e depozitave FDIC sipas te dhenave te tij mori persiper shtate institucione financiare ne shtetet federale te Gjeorgjise Florides Karolines Jugore Kanzasit Nevades Minesotes dhe Oregonit. Ne kete menyre qe prej fillimit te vitit kane shpallur pamundesine e tyre per likuidime 103 banka. Gjate vitit te kaluar ishin gjithsej 140.
Afganistan
Talibanet pretendojne se kane kapur dy amerikane
Kryengritesit talibane ne Afganistan thone se kane zene dy ushtare te Shteteve te Bashkuara ne pjesen jugore te Kabulit.
Korrespondenti i agjencise Rojters ne provincen Logar ku thuhet se ka ndodhur zenia ka degjuar nje radio stacion lokal qe ka transmetuar njoftimin e Shteteve te Bashkuara se per informacione qe cojne ne lirimin e sigurt te ushtareve jepen 20 mije dollare. Kjo agjenci ka transmetuar fjalet e nje zedhenesi te paidentifikuar taliban qe ka thene se tre ushtare ishin zene por njeri kishte vdekur.
Indi
25 te vdekur nga perplasja e autobusit
25 vete kane humbur jeten nga perplasja e autobusit i cili nga rruga malore ra ne lum ne Kashmirin e Indise. Policia tha dje se aksidenti ndodhi kur makina e udhetareve ra 80 metra ne lumin Chenab ne rajonin Kishtuar. Aksidentet vdekjeprurese ne rajonet malore te Indise jane te shpeshta ndersa incidentet shkaktohen per shkak te mbingarkeses se makinave gjendjes se rende te rrugeve dhe shofereve te pakujdesshem. Edhe ky rast tregon gjendjen e mjerueshme te rrugeve dhe kushteve te transportit ne kete vend.
26 Korrik 2010