E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 të vrarë pas sulmeve kundër kishave në Keni

Së paku 17 persona janë vrarë nga sulmet me granata në dy kisha në pjesën verilindore të Kenisë, afër kufirit me Somalinë.

Komandanti i policisë, Filip Ndolo, tha se personat e armatosur kishin hedhur granata gjatë sulmit dhe kishin shtënë, derisa besimtarët brenda në kishë kishin filluar të iknin.

Sulmi ndodhi në qytetin Garisa, që është bazë e rëndësishme ushtarake, prej nga forcat tokësore ishin vendosur në Somali, për t’i luftuar militantët e grupit al-Shabab, të ndërlidhur me Al-Qaidën.

Kenia është goditur nga një varg i shpërthimeve dhe sulmeve me granata, prej se në muajin tetor i kishte dërguar trupat e saj jashtë kufirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›