Zbulohet aeroplani i rrëzuar para 6 dekadave

Për shkak të kushteve të këqija klimatike, aeroplani kurrë nuk është gjetur, kurse familjarët e të vdekurve nuk dinin se ku i kishin të varrosur të dashurit e tyre. Kështu zgjati deri më 10 qershor të këtij viti, kur mbetjet e aeroplanit të rrëzuar dhe të ushtarëve të vdekur u gjetën në akullnajën Knik, diç më pak se 100 kilometra larg qytetit Anchorage në Alaskë.
Për zbulimin e varrezës së tyre në akullnajë meritat i takojnë ekuipazhit të helikopterit UH-60 “Black Hawk”, të gardës kombëtare të ushtrisë së Alaskës.
Kapiteni i helikopterit tha se aeroplani ka qenë e mundur të identifikohet në bazë të materialit të gjetur në vendin rrëzimit të tij, që më pastaj është analizuar në laboratorin qendror për identifikim JPAC në Hawaii.
Në kohën e aksidentit shpëtimi i aeroplanit dhe i udhëtarëve është penguar nga kushtet e këqija klimatike, kurse më pastaj autoritetet në Alaskë nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë vendin e aksidentit.