E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 vjet burg për vrasësin e bashkëshortes

Gjykata e rrethit të Elbasanit dënoi sot me 17 vjet burg një 42 vjeçar, i cili vitin e kaluar vrau bashkëshorten e tij, pas një grindje për motive xhelozie.  Në seancën e sotme, e fundit në ngarkim të Asqeri Kullollit, trupi gjykues i kryesuar nga Daniela Zhirka vendosi dënimin e tij me 17 vjet burg. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg për bashkëshortin vrasës, i cili kishte pranuar krimin. Në këto kushte, në bazë të ligjit atij iu ul dënimi me 1/3. Krimi në familjen Kullolli, me banim në fshatin Lisaj të komunës Kajan, ndodhi në 13 qershor të vitit 2007. Në grindje e sipër për motive xhelozie kryefamiljari qëlloi për vdekje me kosë, bashkëshorten e tij Ishe Kullolli. Mësohet se bashkëshorti vrasës do të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›