E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari në nivelin më të lartë të 5 javëve

2 maj- Dollari është rritur në nivelin më të lartë të 5 javëve ndaj euros pasi një raport qeveritar tregoi rënie të papunësisë në SHBA, tregues ky që ekonomia mund të mos bjerë në recesion.

Dollari ka avancuar ndaj yenit, frangës zvicerane dhe shumë monedhave të tjera pas lajmeve se FED (Banka Qendrore Amerikane) do të ndalojë uljen e mëtejshme të normës bazë të interesit. Në datën 30 prill, FED uli për herë të fundit normën e interesit dhe tha se ulja e vazhdueshme që prej muajit Shtator do të ndihmojë në rritjen ekonomike.

“Rënia e dollarit ka ngelur mbrapa” – tha Robert Sinche, shef këmbimi në Bankën e Amerikës në New York.

Dollari është rritur me 0.5% deri në 1.5398 ndaj euros nga 1.5475 që këmbehej ditën e djeshme. Ai sot ka arritur nivelin 1.5361, niveli më i lartë që prej 24 marsit.

Dollari në një javë

Dollari është rritur me 1.5% ndaj euros këtë javë, rritja më e madhe që prej muajit shkurt. Në datën 22 prill, dollari ka arritur nivelin më të ulët që prej hedhjes së euros në qarkullim në vitin 1999.

Paundi është rritur për të tretën javë ndaj euros, rritja më e madhe që prej majit të vitit 2006. Stërlina është këmbyer për 78.04 pence për euro, nga 78.37 që këmbehej dje.

Norma e interesit të euros

Banka Qendrore Europiane mund të ulë normën bazë të interesit në 3.75% nga 4% që është aktualisht deri në fund të shtatorit, dhe 3.5% deri në fund të vitit- shprehen ekonomistët në një studim të Bloomberg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›