Kinë, infektohen 3 mijë fëmijë nga një virus vdekjeprurës
Thuajse 3 mije fëmijë ne Kinën Lindore janë infektuar nga një virus i rrezikshëm vdekjeprurës. Entero Virusi 71 ose shkurt EV 71, i cili prek aparatin tretës ka shkaktuar deri tani vdekjen e 21 fëmijëve sipas njoftimeve te medias shtetërore. Ditën e djeshme nje tjetër fëmijë ka humbur jetën. Deri mëngjesin e sotëm, sipas agjencisë kineze te lajmeve Sinhua, te infektuarit janë 1 mije e 946 fëmijë. Virusi fillimisht është shfaqur ne muajin mars, por ai është raportuar vetëm këtë jave pas akuzave për fshehje te rastit nga autoritetet lokale. Numri i fëmijëve te infektuar me virusin EV 71, i cili është i ngjitshëm, u rrit papritur qe prej ditës se diel. Shumica e viktimave janë fëmijë nen moshën 6 vjeçare. Një hetim zyrtar ne lidhje me këtë rast është duke u kryer nga autoritetet e shëndetësisë vendase. Virusi shkakton ulcer dhe temperature te larte. Me herët, organizata botërore te shëndetësisë është shprehur e shqetësuar ne lidhje me numrin e larte te vdekjeve nga epidemia me e fundit ne Kine megjithëse ky virus është raportuar edhe me përpara ne Kine. Sëmundjet infektive te rrezikshme janë raportuar shpesh ne Kine, ku vlen te përmendim epideminë e Sarsit ne 2003, për te cilën qeveria kineze mori kritika te forta ne lidhje me menaxhimin e situatës ne atë kohe.