Inçesti, Elisabeth Fritzl e vdekur mes të gjallëve
Elisabeth Fritzl, vajza viktimë e incestit të të atit të saj mostër, Joseph Fritzl ngjan si një ‘e vdekur që ecën mbi dhe’. Të paktën kështu e ka përshkruar gjendjen e 42 vjeçares, policia dhe media austriake. Vajza e mbajtur për 24 vjet në një kantinë të shtëpisë së saj nga i jati, nuk e ka parë kurrë dritën e diellit dhe vuajtjet shkruhen mbi fytyrën e saj.
Elisabeth është përdhunuar nga i jati që në moshën 11 vjeçare, është droguar dhe është mbyllur prej tij në qeli në moshën 18 vjeçare, për të mos e parë dritën e diellit pr 24 vjet. E ka paguar shtrenjtë, e lidhur për muaj të tërë në një shtyllë, në këmbim të seksit ose urisë.
Në burgun e saj të nëndheshëm, Elisabeth Fritzl lindi shtatë fëmijë nëpërmjet incestit dhe nuk është lejuar të flasë me askënd përveç të atit të saj moster dhe fëmijëve, tre prej të cilëve jetonin me të, tre të tjerë me të ëmën e saj që nuk i shikonte prej vitesh, dhe një fëmijë vdiq pas lindjes.
Tani e ribashkuar me të ëmën dhe tre fëmijët e tjerë, ajo duket e dërrmuar, e kërrusur, e rrudhosur dhe gri në fytyrë. Media e ka përshkruar si ‘një e vdekur mes të gjallëve’. Pamja e saj duket më e vjetër se e të ëmës së saj 67 vjeçare. Doktorët thonë se do ta ketë shumë të vështirë rehabilitimin. Do të duhet një sistem i mirëorganizuar fizik dhe psikik.
“Efekte të njëjta me të Elisabetës janë vërejtur në të mbijetuarit e Holokaustit”- thotë një doktor.
Në ekzaminimin e parë mjekësor, doktorët austriakë thanë se Fritzl kishte dhëmbë komplet të kalbur. Ajo dhe tre fëmijët e saj kanë probleme të rënda shëndetësore, mungesë të vitaminës D, anemi dhe këputje. Kerstin, e bija 19-vjeçare e Elisabeth, është ende në koma, duke luftuar për jetën.
Mungesa e vitaminës D shkakton rakit, dhe vjen nga mungesa e diellit, sëmundje kjo që gjendet shumë rrallë në ditët e sotme. Si rezultat i kësaj, kockat dobësohen dhe deformohen. Për shkak të hapësirës së vogël, dhe lëvizjeve të pakta, Fritzl mund të ketë probleme në të lëvizur. “Nëse njeriu nuk i përdor muskujt ata tendosen duke limituar lëvizjet” – thotë doktori Goldman. Muskujt mund të rikuperohen por shikimi dhe dëgjimi do të jenë për shumë kohë të dobësuar.
“Nervat duhet të përdoren që të zhvillohen. Psh nëse sytë e njeriut mbulohen me një fashë për shumë kohë, shikimi ikën, edhe pse syri fizikisht mund të duket normal.
Doktorët shqetësohen më shumë për zhvillimin e gjuhës. Truri është një organ sensitiv dhe kërkon simulime që të zhvillohet.
Fëmijët e Fritzl kanë mësuar të flasin mes tyre me hungërima dhe pasthirrma si kafshët dhe qentë.
Por ajo që ka vuajtur më shumë është Fritzl e cila ka qëndruar në jetën normale deri në moshën 18 vjeç.
“Trauma e Elisabetës është shumë e madhe, pasi ajo u bë rob e të atit të saj, një njeriu të cilit ajo i besonte, dhe që është shumë vështirë ta urresh”.
Uri ose seks
Josef Fritzl ka filluar abuzimin seksual me të bijën e tij që kur ajo ishte 11 vjeç. Gjashtë vjet më vonë ai e drogon atë dhe e mbyll në bodrumin e shtëpisë.
Ai e lidh atë në një shtyllë metali dhe mban në errësirë totale, dhe shkonte te ajo vetëm për ti çuar ushqimin ose për ta përdhunuar. Shpesh asaj i duhej të vendoste nëse do të rrinte pa ngrënë apo do të bënte seks me të atin.
Policia thotë se mamaja e saj, Rosemaria Fritzl nuk dinte absolutisht asgjë se çfarë ndodhte në bodrumin horror të shtëpisë së saj. Fritzl i thoshte gruas së tij, me të cilën kishte edhe 6 fëmijë të tjerë se Elisabeth kishte ikur për tu bashkuar me një sekt fetar të satanait.
Sipas burimeve, Elisabeth Fritzl i ka thënë policisë se ajo kishte aq shumë frikë nga i jati saqë ishte e detyruar ti ‘nënshtrohej atij plotësisht’.
Policia thotë se : “Elisabet ishte fëmija e tij preferuar pasi ishte shumë e bukur”.
Jeff Dolgan, psikolog në spitalin Denver, tha se s’skishte dëgjuar kurrë horror të llojit të tillë.