170 të arrestuar në hetimin global
Më shumë se 170 njerëz në mjaft vende të botës janë arrestuar përgjatë një operacioni kundër industrisë së pornografisë me të miturit. Sipas kryeprokurorit amerikan dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, deri në këtë pikë të operacionit "Çekiçi i përbashkët" vetëm në SHBA janë shpëtuar nga abuzimet e producentëve pornografikë 11 vajza nga moshat 3 - 13-vjeçare. Mendohet se rreth disa dhjetëra viktima të tjera gjenden në Evropë, përfshi edhe disa prej tyre në Ukrainë.