Skandal i Ilinoisit, peshë e rëndë për Obamën
Skandali politik, që shpuri në arrestimin e guvernatorit të Ilinoisit, është kthyer në peshë më vete për Presidentin e sapozgjedhur Barak Obama, në një çast që i duhet t‘i përqendrojë të gjitha energjitë te problemet e panumërta që kanë gjunjëzuar vendin. Menjëherë politikanët republikanë kanë nënvizuar se Obama po e nis mandatin me një problem aspak të lehtë të shpërthyer vetëm një muaj përpara marrjes së detyrës.
Pjesëtarët e skuadrës së tranzicionit të Barak Obamës po përpiqen të kuptojnë sa janë të përfshirë njerëzit pranë Obamës me guvernatorin demokrat të Ilinoisit, Rod Blagojevich, në skandalin e shitjes së postit të senatorit të mbetur vakant pas dorëheqjes së Barak Obamës.
Blagojeviç u akuzua gjatë kësaj jave për përpjekje për të shitur postin në Senat, që dikur i përkiste Obamës. Skandali tronditi amerikanët dhe nxori në pah pazaret politike që zhvillohen në Çikago, qyteti që dikur ishte mbretëria e mafiozit të famshëm Al Kapone. Polemikat e ngritura përreth po kthehen në një provë të vështirë për Obamën, i cili ishte zotuar të qeveriste në rrugë më transparente se administrata paraardhëse.
Deri tani nuk ka të dhëna që ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt të jetë përzier me pazarin për postin e senatorit. Në fakt, prokurori federal, Patrik Fitzxherald, i cili ngriti akuzën zyrtare kundër Blagojeviçit, bëri me dije se nuk ekziston asnjë e dhënë që fajëson Obamën për ndonjë përfshirje të mundshme në skandal.
"Nuk kam folur kurrë me guvernatorin mbi këtë subjekt", deklaroi Obama të enjten para mediave. "Dhe kam shumë besim se asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi të afërt nuk kanë të bëjnë në ndonjë mënyrë me marrëveshjet e bëra mbi atë post".
Demokratët, të cilët duan të shohin Obamën ta nisë mbarë marrjen e postit presidencial, po i kërkojnë me ngulm të bëjë publik gjithë informacionin e mundshëm që zotëron mbi këtë çështje korruptive, në mënyrë që të çlirohet nga pesha e tij. "Deri tani, Presidenti i sapozgjedhur, bashkë me skuadrën e tij, e kanë menaxhuar më së miri këtë çështje. Ka bërë atë që duhej bërë - është angazhuar të zbardhë të gjitha kontaktet që njerëzit e tij të afërt kanë pasur me ambasadorin", tha Leni Deivis, demokrat me profil të lartë dhe ish-asistent i posaçëm i Presidentit Bill Klinton.