Vazhdojnë zjarret dhe trazirat në Athinë
Ndërkohë që paralajmërohej një e shtunë e qetë, zhurma shpërthimesh e zjarre sporadike janë shënuar në disa zona të Athinës. Bëhet fjalë për një seri shpërthimesh të shkaktuara nga bombat artizanale, të cilat, sipas autoriteteve, nuk kanë shënuar viktima. Sulmet u drejtuan kryesisht kundër disa filialeve bankare, supermarketeve, por veçanërisht kundër selive të Partisë Konservatore.
Përleshjet më të dhunshme në dekadat e fundit, nisën më 6 dhjetor, pas vrasjes së një adoleshenti gjatë konfrontimeve me policinë në një lagje të Athinës. Ato pasuan më pas në ditët në vijim, duke i shkaktuar Greqisë dëme të mëdha ekonomike dhe duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në vend, në këtë prag të krizës globale ekonomike që po troket në Ballkan.
Mbrëmë, protestues të shumtë u mblodhën paqësisht, pa dhunë në shkallët e Universitetit të Athinës, arena më e madhe e përleshjeve gjatë këtyre ditëve. Pasi kanë mbërritur me biçikleta kanë ndezur qirinj në shkallet e universitetit, duke i bërë homazhe Aleksandros Grigoropulos, 15-vjeçarit të vrarë një javë më parë.
Disa prej protestuesve shpjeguan arsyet e protestave të njëpasnjëshme që po tronditin Greqinë. Sipas tyre, njerëzit janë të ngopur me skandale ekonomike, skandale politike, skandale korrupsioni në shoqëri, duke vërejtur se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. "Ndaj ne kemi nevojë të gjejmë diçka të re dhe një zgjidhje për të jetuar paqësisht bashkë. Kjo është ajo që po ndodh në Greqi", tha një prej demonstruesve.
Ndërkaq, shumë prej këtyre të rinjve thonë se nuk janë anarkistë, por janë njerëz të zemëruar me këto vite qeverisjeje. Ata kërkojnë një jetë më të mirë, duan paga më të larta, punësim, reforma më të mira në arsim dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Tashmë, protesta e tyre mbështet thirrjet e opozitës për dorëheqje të qeverisë "Karamanlis" dhe zgjedhje të reja.