E Shtunë, 31 Tetor 2026

18 ekspertë çekë të policisë vizitë në Tiranë

Në përbërje të delegacionit të Policisë Çeke janë 18 ekspertë të luftës kundër Krimit të Organizuar, të Anti-Drogës, të Krimit Kibernetik, të Terrorizmit, Interpol-it, Europol-it, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit financiar, të krimeve ndaj pronës dhe vjedhjes së automjeteve, Menaxhimit të Krizave etj.

“Është një moment historik për vendin tim dhe Policia e Shtetit është pjesë shumë e rëndësishme në realizimin e këtij qëllimi madhor”, theksoi Burgaj.

Kreu i policisë shqiptare u ndal në reformimin që ka pësuar Policia e Shtetit, i cili e ka zanafillën që me miratimin e ligjit të ri të policisë, që e shkëputi tërësisht policinë nga ndikimi politik.  Në emër të delegacionit Çek, Jakub Frydrych, Drejtor i Skuadrës Kombëtare Antidrogë, vuri në dukje rëndësinë e takimeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme me specialistë të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit. 

Këto takime theksoi z. Frydrych do t’i shërbejnë thellimit të kontakteve të bashkëpunimit ndërmjet policisë Çeke dhe Policisë Shqiptare, në funksion të goditjes së të gjitha formave të krimit. Delegacioni i Policisë Çeke gjatë ditës së sotme zhvilloi takime në Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Analizës së Informacionit Kriminal, në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, si dhe në Drejtorinë e Shërbimeve Operacionale për kufirin, ku u informuan mbi funksionimin e sistemeve të informacionit të vëna në përdorim nga Policia Shqiptare, si: TIMS, MEMEX, RMIS dhe DATACOM, rritjen e kapaciteteve të strukturave të hetimit të krimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, masat e marra në funksion të sigurisë së kufijve etj.

Vizita e ekspertëve të Policisë Çeke në vendin tonë zhvillohet në kuadër të shkëmbimit të informacioneve si dhe të eksperiencës, ndërmjet policive të të dy vendeve dhe do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit policor në luftën e përbashkët ndaj krimit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›