Historia e qeverisjes ne shtate minuta
Berisha nuk foli dje ne lidhje me videon e trasmetuar nga Fiks fare. Heshtja e tij qe nuk dihet a do te vijoje edhe sot eshte plotesisht e pajustifikueshme per shume arsye. Ne kohen kur kane zhvilluar kete bisede Meta dhe Prifti kane qene qe te dy ministra shume te rendesishem te kabinetit te tij.
Meta eshte akoma madje me i fuqishem se atehere kur i duhej ti lutej apo te urdheronte Dritan Priftin. Biseda e denje per stanet e mafias - sic do te shprehej vete Berisha po te ishte ne opozite - zhvillohet ne zyren e nje Ministrie te shtetit shqiptar. eshtjet qe diskutohen jane teresisht administrative-qeveritare pra jo partiake.
Ne keto kushte as qe behet fjale se duke marre nje qendrim kryeministri do te nderhynte ne punet e brendshme te nje partie tjeter. Berisha nuk mund te perdore as justifikimin e kapjes ne befasi.
Dritan Prifti njihej si kanakari i tij e ka vene ne dijeni
me kohe se ka nje filmim. Se fundi perballe nje skandali te tille kryetari i qeverise ka shume per te thene pa qene nevoja te prese apo te dubloje prokurorine. Do te mjaftonte kaq sa thame qe Berisha i cili e tepron me daljet para mediave edhe kur s duhet - te
mos mungonte dje kur duhej.
Por arsyeja themelore qe e therret ne kauze dhe qe e ben gjithnje e me shqetesuese heshtjen e tij sa me shume zgjat ajo eshte permbajtja e bisedes se filmuar me figure dhe ze. Aty qytetari shqiptar degjon dhe sheh me cfare lehtesie dhe arrogance interesi klientelist klanor dhe vetjak injoron shkel dhe shtyp si te ishte nje krimb Ligjin shtetin ligjor.
Aty qytetari sheh se si abuzimi me pushtetin eshte nje norme e sjelljes se si interesi klientelist dhe vetjak sundon i gjithefuqishem mbi interesin publik se si korrupsioni mbyt drejtesine. I gjithe ky shperfytyrim permban patjeter edhe origjinalitetin e zevendeskryeministrit Ilir Meta. Ky i permend ne forme te shkurtuar emrat e klienteles.
Ky e merr ne telefon ne cast Gimin dhe ia kalon menjehere pa i kerkuar leje
ministrit foli ministrit ketu sigurisht per ti treguar atij dhe Gimit se kush eshte kapoja aty. Por do te ishte e padrejte po te mendonimm apo po te thoshnim se Ilir Meta eshte
nje fenomen i shkeputur i arbitraritetit ne kete qeverisje.
Ai eshte origjinal por jo i vetmi. Ne videon e famshme ai luan vetveten por njekohesisht edhe tipin e qeveritarit dhe liderit politik shqiptar pra me shume se vetveten. Ajo video eshte nje histori e qeverisjes ne shtate minuta.
Asnje regjisor nuk do ta bente me mire. Aftesia krijuese duket e varfer perballe realitetit. Shtate minutat e filmit me figure dhe ze perfaqesojne mostren me te ngjeshur te kalbezimit te qeverisjes shqiptare neper vite. Kryeministri aktual nuk e ka luksin per te heshtur.
Ca me pak mund te shpresoje ne mrekulline e cudive qe zgjasin
tre dite. Videoja na tregon nje gjendje jo nje cudi. Shumica dermuese e shqiptareve nuk jane te befasuar me ate qe kane pare e degjuar ne video. E vetmja intrige ne kete histori per nje pjese te opinionit publik ka lidhje me qendrimin politik moral dhe etik qe do te
mbaje Berisha.
do vonese e kompromenton ate ne mos si mbeshtetesin dhe frymezuesin e paligjshmerise ne nje politikan qe ka braktisur skrupujt per hir te karriges. Shqiptaret e kane pas qortuar gjithnje Berishen per qendrime autoritariste por deri vone shume prej tyre mendonin se autoritarizmi i tij ka edhe nje ane pozitive se tremb ministrat dhe zyrtaret e larte te bejne pazare me pushtetin. Duke pare e degjuar videon dhe duke kujtuar edhe raste te tjera te korrupsionit me stampe qeveritare e kupton se kjo legjende ka vdekur.
Ne fakt pazaret ne zyrat e administrates se larte jane nje sfide e pashembullt per duart e pastra te kryeminstrit. E kam nevizuar edhe me pare dhe dua ta
perseris se gabimi i madh ka nisur menjehere pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 kur Berisha nuk lexoi barazimin si verdikt te zgjedhesve shqiptare dhe nuk veproi ne baze te ketij verdikti.
Keto qe kane ndodhur e po ndodhin jane pasoja te shkeljes se ligjesive. Neqoftese Berisha dhe Meta do te kerkojne te vazhdojne tashme per inat te opozites pasojat do te jene akoma me te renda ne te ardhmen. Malavita plehrat arbitrariteti korrupsioni dhe demagogjia nuk mund te vene poshte qytetaret shqiptare. E kane shume gabim ata qe mendojne te kunderten.
Meta eshte ne nje pozite shume te veshtir tani. Ne pamjen e jashtme te gjerave ai eshte i detyruar te zvogelohet nen sqetullen e Berishes. Por problemi qe u hap shume shpejt do te fitoje permasa te reja.
Berisha do te jete i detyruar te marre nje qendrim. Marrja ne mbrojtje e skandalit eshte e barazvlefshme me legjitimimin e nje gjendjeje si ajo qe paraqitet ne video. Kjo do ta afishonte ate hapur jo si penguesin por si garantin e shperdorimit te pushtetit.
Qendrimi tjeter eshte distancimi politik nga skandali dhe marrrja e pergjegjesive per pasojat e natyrshme te ketij akti. Nje gje eshte e qarte Pas historise se treguar ne shtate minutat e videos shokuese shqiptaret desherojne me shume se kurre te shkrujne nje histori te re te qverisjes se tyre. Historine e sundimit te ligjit.