Topi vizitë në Pogradec, takime me krerët vendorë

Presidenti i Republikës Bamir Topi do të zhvillojë sot një vizitë pune në qytetin e Pogradecit.
Axhenda e kreut të shtetit do të nisë me një takim me kreun e bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi.
Në takim do të jenë të pranishëm përfaqësuses të Këshillit Bashkiak nga të gjitha forcave politike dhe autoritete të tjera vendore.
Më pas presidenti do të vizitojë edhe ekspozitën e piktorëve pogradecarë.
Gjatë kësaj vizite te kreut te shtetit në Pogradec është parashikuar edhe mbjellja simbolike e një peme në parkun e kryeqytetit në kuadër të sezonit të mbjelljeve të organizuar nga Bashkia.