18 të arrestuar për grabitjen e kasafortave
Bllokohen katër autovetura luksoze, sende për prerjen e dyrve të blinduara dhe një kasafortë e vjedhur në Durrës. Urdhër arrestet nga Krimet e Rënda
Të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal që bastisnin kasafortat në vend që nga fillimi i këtij viti
TIRANE- Rreth 18 persona, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në vjedhjen e kasafortave u arrestuan dje nga Policia e Shtetit, në një operacion që është zhvilluar në disa rrethe të vendit, ndërsa pjesa më e madhe e të arrestuarve janë kapur në Tiranë. Ndërkaq, burime të Policisë, pohuan dje se veç personave të arrestuar mendohet se pjesëtarë të grupit janë edhe disa persona të tjerë të cilët po mbaheshin nën vëzhgim prej efektivëve të njësisë operacionale dhe vëzhgimit. Arrestimi i tyre është bërë i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët pohuan se të arrestuarit ndiqeshin prej më tepër se dy muajsh nga agjentët specialë të vëzhgimit. Faza finale e operacionit ka nisur mbrëmjen e të premtes kur blutë kanë mbajtur nën vëzhgim dy persona të moshës 20 deri 25- vjeçare dhe i kanë ndjekur ata, të cilët kanë grabitur një kasafortë në Durrës në të cilën ndodheshin afërsisht 4 mijë euro, shumica e të cilave monedha metalike. Në përfundim të operacionit, policia ka sekuestruar 2 automjete "Mercedez- Benz", një "Pezho" dhe një "Citroen", materiale për thyerje prerje dyersh bravash, ndërsa flitet edhe për armë të bllokuara.
Grabitja është kryer në qytetin e Durrësit në afërsi të stacionit të trenit, kur dy personat kanë hapur dritaren e një godine në katin e dytë të së cilës ndodheshin zyrat e një agjencie. Pasi kanë marrë kasafortën të cilën e kanë hedhur nga kati i dytë personat e kanë ngarkuar atë në një autoveturë "Mercedez- Benz", Avangard, me dokumente të rregullta dhe me targa të Tiranës dhe janë nisur drejt kryeqytetit, për të ndarë me pjesëtarët e tjerë të grupit shumën e majme që mendonin se kishte në kasafortë. Rrugës për në Tiranë, dyshja është vëzhguar nga një grup agjentësh të cilët kanë ndenjur në distancë personave. Në të hyrë të Tiranës, autorëve iu është dashur të thyejnë një postbllok policie që ishte organizuar posaçërisht për ta. Pas postbllokut të thyer policia ka ngritur një tjetër në afërsi të mbikalimit në Kashar, ndërsa mjeti me kasafortën ndiqej. Kur mjeti ka mbërritur pranë postbllokut të ri thyerja e tij ka qenë e pamundur për shkak të një dyzine mjetesh të vendosura që kishin bllokuar rrugën. Mjeti ka ndaluar ndërsa është kontrolluar ku edhe janë gjetur sendet e grabitura dhe sende të tjera të ndaluara, si materiale për djegien e bravave të dyerve me oksigjen dhe të tjera sende. Më pas me ta është vazhduar për në Tiranë, kur policia ka vijuar edhe me gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë të ndaluar.
Një pjesë e tyre prisnin pranë Pallatit të Kulturës, ku prisnin shokët e tyre ndërsa një pjesë tjetër janë ndaluar në rrugën e Kavajës. Më pas policia ka vijuar edhe me arrestimet dhe shoqërimet e tjera duke e çuar në total numrin e të shoqëruarve të dyshuar si autorë të grabitjes së kasafortave në 18 persona. I arrestuari i fundit është kapur mesditën e djeshme rreth orës 14:00. Për shumicën e të arrestuarve policia më parë kishte siguruar vendimet e arrestit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në kryeqytet, ndërsa procedimi kishte një muaj që kishte nisur. Mësohet se blutë kanë kryer me dhjetëra vëzhgime fotografime dhe përgjime të llojeve të ndryshme, me qëllim gjetjen e provave ndaj të akuzuarve. Mësohet se operacioni ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, duke pyetur të arrestuarit si dhe duke kërkuar disa të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Grabitja në agjenci në mesnatë
Ndërkohë që në Tiranë policia arrestoi disa prej të përfshirëve në grabitje policia e Durrësit u njoftua për ngjarjen që kishte ndodhur pranë stacionit të trenit. Ishte grabitur kasaforta e një agjencie udhetimi ku ishin marrë afërsisht 4 mijë euro monedha metalike më së shumti. Një natë më parë mësohet, pronari i ishte nisur pë në Itali. Sipas burimeve të policisë lokale, ngjarja ndodhi në afërsi te Stacionit të Trenit në hyrje të qytetit të Durrësit, në agjencinë në pronësi të Bernard Resos.
Blutë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes ku kanë arritur të konstatojnë gjurmë të ndryshme që mendohet se mund t'i përkasin grabitësve. Është vënë re se grabitesit janë ngjitur nepermjet dritares që ishte shqyer me leva . Si bazament për hapjen e saj u kanë shërbyer pjesë të dala të konstruksionit të katit të parë te pallatit dhe pasi kanë hyrë brenda, kasafortën e kanë hedhur poshtë. Veprimet e kryera i janë përcjellë Drejtorisë së Policisë së Tiranës e cila edhe kishte në dorë hetimin e grupit kriminal.
Në prill u vodh një kasafortë me 540 milionë lekë
TIRANE- Vjedhja spektakolare e një kasaforte me 540 milionë lekë brenda më 28 prill të këtij viti u regjistrua në apartamentin e biznesmenit të ndërtimit Ilirjan Çelaj, në rrugën "Hamid Shijaku", fare pranë bulevardit "Zogu i Parë", pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ngjarje që do ta kishin zili edhe superhajdutët më të mëdhenj. Ajo ishte konstatuar mëngjesin e 28 prillit, në katin e nëntë të një pallati të ri të përfunduar vetëm një vit e gjysmë më parë. Autorët mundën të nxjerrin nga kati i nëntë i pallatit ku ndodhej apartamenti i ndërtuesit, kasafortën e rëndë me peshë prej afërsisht 500 kg. Pasi kasaforta është zbritur në katin e parë, autorët besohet se kanë ngarkuar kutinë prej çeliku, në një furgon që më pas është larguar nëpërmjet një rrugice që të nxjerr në rrugën "Haxhi Dalliu", rreth 100 metra mbi Prokurorinë e Tiranës.
Në prill u vodh një kasafortë me 540 milionë lekë
TIRANE- Vjedhja spektakolare e një kasaforte me 540 milionë lekë brenda më 28 prill të këtij viti u regjistrua në apartamentin e biznesmenit të ndërtimit Ilirjan Çelaj, në rrugën "Hamid Shijaku", fare pranë bulevardit "Zogu i Parë", pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ngjarje që do ta kishin zili edhe superhajdutët më të mëdhenj. Ajo ishte konstatuar mëngjesin e 28 prillit, në katin e nëntë të një pallati të ri të përfunduar vetëm një vit e gjysmë më parë. Autorët mundën të nxjerrin nga kati i nëntë i pallatit ku ndodhej apartamenti i ndërtuesit, kasafortën e rëndë me peshë prej afërsisht 500 kg. Pasi kasaforta është zbritur në katin e parë, autorët besohet se kanë ngarkuar kutinë prej çeliku, në një furgon që më pas është larguar nëpërmjet një rrugice që të nxjerr në rrugën "Haxhi Dalliu", rreth 100 metra mbi Prokurorinë e Tiranës. Autorët kanë mundur të hyjnë në katin e fundit të pallatit nëpërmjet një apartamenti që ndodhet poshtë shtëpisë së pronarit, i cili sipas burimeve prej pak ditësh ndodhej në Budapest të Hungarisë. Autorët kanë prishur bravën e apartamentit të pabanuar me oksigjen dhe më pas nëpërmjet ballkonit kanë hyrë në banesën e biznesmenit prej nga kanë nxjerrë edhe kasafortën. Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 5:00 të mëngjesit, ndërsa asnjë prej fqinjëve nuk ka dëgjuar kurrfarë zhurme. Policia është njoftuar vetëm dje pasdite nga një kushëri i pronarit, që kishte mbërritur në banesë pasi kishte marrë një telefonatë nga pronari që i kërkonte të verifikonte se çfarë bëhej në banesën e tij, katin fundit të apartamentit që ishte në katin e nëntë të pallatit. Raste të tjera të grabitjes së kasafortave, policia ka regjistruar më vonë në afërsi të rrugës së Elbasanit, ku një personi i kanë grabitur një shumë të tillë të përafërt në banesë. Po kështu në zemër të bllokut policia ka regjistruar dy të tilla dhe e fundit mësohet se është regjistruar këtë javë sërish në bllok.
Autorët kanë mundur të hyjnë në katin e fundit të pallatit nëpërmjet një apartamenti që ndodhet poshtë shtëpisë së pronarit, i cili sipas burimeve prej pak ditësh ndodhej në Budapest të Hungarisë. Autorët kanë prishur bravën e apartamentit të pabanuar me oksigjen dhe më pas nëpërmjet ballkonit kanë hyrë në banesën e biznesmenit prej nga kanë nxjerrë edhe kasafortën. Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 5:00 të mëngjesit, ndërsa asnjë prej fqinjëve nuk ka dëgjuar kurrfarë zhurme. Policia është njoftuar vetëm dje pasdite nga një kushëri i pronarit, që kishte mbërritur në banesë pasi kishte marrë një telefonatë nga pronari që i kërkonte të verifikonte se çfarë bëhej në banesën e tij, katin fundit të apartamentit që ishte në katin e nëntë të pallatit. Raste të tjera të grabitjes së kasafortave, policia ka regjistruar më vonë në afërsi të rrugës së Elbasanit, ku një personi i kanë grabitur një shumë të tillë të përafërt në banesë. Po kështu në zemër të bllokut policia ka regjistruar dy të tilla dhe e fundit mësohet se është regjistruar këtë javë sërish në bllok.