E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomorri, tifozët protestë për rikthimin e Dyrmishit

Dorëheqja e presidentit të Tomorrit, Ali Dyrmishi nga drejtimi i klubit, kanë sjellë sot reagimin e tifozëve të Beratit. Duke e konsideruar atë si mjaft të suksesshëm, tifozeria organizoi një protestë në përkrahje të ish-presidentit, por gjithçka është mbyllur me një takim të zhvilluar në zyrën e kryetarit të bashkisë Fadil Nasufi.

Kanë qënë dhjetra të rinj beratas, tifozë të klubit të futbollit në këtë qytet që rreth orës 10:00 të paradites janë mbledhur përpara bashkisë. Më pas, ata patën një takim me kryetarin e bashkisë, duke i kërkuar llogari këtij të fundit për arsyet e dorëheqjes së Dyrmishit.

“Nuk kemi patur asnjë kusht nga Dyrmishi. Ne vazhdojmë të negociojmë me të, madje ju kërkoj edhe juve të shtoni zërin”, ka thënë kreu i bashkisë Fadil Nasufi, në takimin me tifozët.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›