Shteti, peshkopi i huaj dhe kisha e huaj
Shtetet e dobëta apo të forta nuk klasifi kohen nga vjetërsia, nëse kanë pesë apo 100 vjet që janë krijuar, por nga funksionimi i institucioneve, që e ruajnë atë shtet Institucionet funksionuese e bëjnë edhe një shtet të vogël të shfaqet i fortë dhe të jetë i denjë të mbrojë interesat e tij dhe Mali i Zi dha këto ditë një leksion shembullor në këtë drejtim. Shteti i Malit të Zi e dërgoi në gjyq më 23 qershor peshkopin me shtetësi serbe, Amfilohije Radoviç, kreun e metropolitanatit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, për nxitje të urrejtjes me fjalimet e tij. Është një rast tepër i rrallë në të quajturin Ballkan Perëndimor, ku shteti dhe institucionet e tij arrijnë të marrin një qëndrim dhe një veprim, që ballafaqon dhe mbron interesin kombëtar dhe shtetëror nga ndërhyrja e një peshkopi të huaj dhe e një kishe të huaj. Më 28 qershor autoritetet zyrtare të Malit të Zi dëbuan nga territori i vendit priftin serb Sinisha Smeljiç, i cili po shkelte ligjet e vendit mikpritës, sepse ndërsa kishte aplikuar të hynte si turist, ushtronte veprimtari dhe shërbesa fetare në shërbim të metropolitanatit të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.
Mali i Zi demonstron se në një shtet demokratik, ku institucionet janë në funksionim, nuk mund të lejohet që të cënohet interesi shtetëror dhe kombëtar nga asnjë organizatë e huaj, qoftë ajo edhe me emrin “kishë”, dhe nga asnjë individ, qoftë ai me uniformë civile apo fetare. Derisa pjesë e këtij interesi shtetëror dhe kombëtar është ruajtja e qetësisë së rendit kushtetues dhe e harmonisë fetare dhe etnike në Mal të Zi, shteti malazez u vu në lëvizje për t’i vendosur një barrikadë çdo orvatjeje për të cenuar rendin dhe ligjet e vendit. Milo Gjukanoviç, kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila qeveris vendin dhe ish president i Malit të Zi, deklaroi: Metropolitanati i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi nuk vepron në përputhje me interesat e Malit të Zi. Metropolitanati është pjesë e Kishës Ortodokse të Serbisë, e cila e ka selinë në Serbi, një shtet i cili e sheh në mënyrë të pafavorshme pavarësinë e Malit të Zi. Ajo funksionon në harmoni me interesin kombëtar të Serbisë”. Udhëheqësi historik i pavarësisë së shtetit të Malit të Zi e përkufizon qartë karakterin e rolit dhe të veprimtarisë së një kishe të huaj dhe si burrë i vërtetë shteti, ai nuk e eklipson ndërgjegjen shtetërore nga iluzioni se ligjshkelësi është i paprekshëm, kur është i veshur me raso. Një kishë dhe një peshkop i huaj, që i përkasin një shteti tjetër, përpara se t’i shërbejnë perëndisë, do t’i shërbejnë interesave të shtetit të huaj.
Kreu i metropolitanatit të kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi blasfemoi interesin shtetëror dhe kombëtar të Malit të Zi dhe shteti e dërgoi në gjyq. Prokuroria e Malit të Zi inicioi procedurat hetimore, përgatiti dosjen brenda afateve dhe e dërgoi si të pandehur në gjykatë, sepse “fjalët e priftit godasin ndjenjat e qytetarëve malazezë”, - deklaroi prokurori në gjyq. Serioziteti i veprimit shtetëror dhe institucional e detyroi edhe vetë peshkopin, i njohur për arrogancën e tij, të paraqitet në gjyq. Rrjeti i institucioneve funksionuese të shtetit i jep karakterin real një demokracie, për të cilën është i papranueshëm karakteri selektiv, dhe të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe institucioneve. Demokracitë e mëdha perëndimore provojnë se asnjë ligjshkelës nuk mund të përjashtohet nga sanksioni ligjor për shkak të ngjyrës së uniformës, civile apo fetare. Përrallat se shteti nuk ndërhyn në punët e kishës dhe se dërgimi në gjyq apo ndërmarrja e një procesi hetimor kundër priftërinjve ligjshkelës përfaqësuaka persekutim të kishës, nuk mund të ecin në shtete demokratike. Vetëm shtete të dobëta dhe parademokratike, të drejtuara nga udhëheqje autokratike, të cilat nuk kujdesen për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve, dhe të cilat mbështetjen e kishave të huaja dhe të peshkopëve të huaj e shohin si betonim të kolltukut të pushtetit, nuk guxojnë dhe madje tolerojnë me ndërgjegje, veprimtari “fetare” që shkelin interesat kombëtare.
Shembulli i Malit të Zi është mësimdhënës në drejtim të raporteve mes një shteti të vogël dhe kishës së huaj dhe peshkopëve të huaj, që përfaqësojnë interesat e një shteti fqinj më të fuqishëm. Metropolitanati i kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi përfaqëson dhe është instrument i një kishe të huaj, kishës Ortodokse të Serbisë, e cila natyrisht përfaqëson interesat e shtetit serb. I tillë është edhe peshkopi Amfilohije, që është shtetas serb, e tillë është edhe dega e kishës serbe, që ai drejton në Mal të Zi, dhe që kërkon t’ia imponojë shtetit dhe popullit malazez si kishë të tyren. Ironia është se metropolitanati i kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, as nuk është i regjistruar në regjistrin e komuniteteve fetare, siç e kërkon ligji malazez, pra është i paligjshëm. Mali i Zi është një shtet i ri i pavarur, i cili me të drejtë ka konstituuar kishën Ortodokse Autoqefale të Malit të Zi. Kisha Ortodokse Malazeze shpreh dhe mbron interesat e kombit, të identitetit, të historisë dhe të pavarësisë së popullit dhe të kombit malazez, realitete këto të cilat nuk i pranojnë dhe refuzojnë t’i njohin kisha Ortodokse Serbe dhe peshkopët e saj, të cilët punojnë të shkatërrojnë themelet e kishës dhe të shtetit të pavarur të Malit të Zi.
Shteti dhe institucionet e Malit të Zi me të drejtë e përcaktojnë konsolidimin e kishës Ortodokse të Malit të Zi si një nga bazat e shtetit të tyre të ri. Milo Gjukanoviç e formuloi qartë këtë, kur deklaroi para pak kohësh se Mali i Zi ka nevojë për kishën e tij. Përvojat historike ballkanike provojnë se kishat kombëtare mund t’i ngrejë vetëm populli i atij vendi dhe jo peshkopët e huaj, që përfaqësojnë kishat e huaja, të cilat nuk kanë interes të shohin ngritjen e kishave kombëtare.
Në Ballkan lufta mes kishave kombëtare dhe kishave të huaja të shteteve më të fuqishëm fqinj, të cilët nuk duan kisha kombëtare në vendet e tjera, nuk është një temë fetare dhe as duhet parë si e tillë. Ajo është lufta e madhe, e përhershme, e mbidheshme dhe e nëndheshme, e shteteve fqinje për të përdorur kishën dhe peshkopët, në vendosjen e influencës në shtete më të vegjël dhe më të dobët në kufijtë e tyre. Këtë po bën Kisha Ortodokse Serbe, e cila refuzon të njohë si kishën Ortdokse Kombëtare të Malit të Zi, ashtu dhe kishën Ortodokse Kombëtare të Maqedonisë.
Në këtë strategji të përdorimit të kishës si instrument kontrolli dhe influence në shtetin fqinj, një rol të veçantë aktiv po luan metropolitanati i kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, i drejtuar nga peshkopi ultranacionalist serb, Amfilohije, i cili nuk e pranon pavarësimin e shtetit dhe të Kishës Kombëtare të Malit të Zi dhe po kërkon të krijojë dhe të provokojë trazira në Mal të Zi. Në një letër drejtuar kryeministrit malazez, peshkopi serb Amfilohije, kërcënon hapur me shkatërrimin e xhamive dhe me gjakderdhje mbi baza fetare.
Që problemet mes kishave janë të një karakteri kombëtar dhe gjeopolitik, e dëshmon edhe përfshirja e Rusisë dhe e qeverisë së Serbisë në debatet fetare serbo-malazeze. Është jo e rastit, që Patriarkana e Rusisë reagoi ndaj deklaratave, të cituara më lart, të ish-presidentit Milo Gjukanoviç dhe i erdhi në ndihmë Serbisë, duke atakuar Kishën Kombëtare Ortodokse të Malit te Zi si jo kanonike dhe si shizmatike. Qeveria e Serbisë reagoi gjithashtu, duke nxjerrë ministrin Sergjan Sreçkoviç, që të kundërvihej ndaj deklaratave të ish-presidentit Gjukoanoviç, duke shprehur linjën e qeverisë serbe, e cila “nuk kupton që politikanët të merren me punën e kishës”. Mbështetja e Rusisë ndaj kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopit Amfilohije është në linjën e përkrahjes, që Rusia i bën interesave të Serbisë në Mal të Zi dhe në Ballkan. Në një fjalim fetaro-nacionalist, që mbajti më 28 qershor, me rastin e festimeve për humbjen e serbëve në Fushë Kosovë më 1389, peshkopi serb Amfilohije tha: Prania dhe ndihma e Rusisë, që ne kemi këtu (në Mal të Zi), është shumë e rëndësishme.
Beteja e shtetit të ri pesëvjeçar të Malit të Zi për të ruajtur shtetin përballë diversionit të kishës Ortodokse Serbe, është e vështirë, por e drejtë. Ajo paraqet interes dhe përbën një mësim aktual për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse tregon se si mbrohet identiteti kombëtar dhe integriteti shtetëror edhe nga fqinjë më të fuqishëm, të cilët kanë dërguar peshkopë dhe duan t’i imponojnë frymën dhe varësinë e një kishe të huaj dhe të një shteti të huaj. Por, kur në një shtet, institucionet funksionojnë në shërbim të demokracisë, të popullit dhe të kombit, ashtu si në çdo demokraci të vërtetë, ai shtet është në gjendje të mbrojë veten dhe të ecë përpara. Çelsi është tek udhëheqja e vendit, se sa drejt ajo ka përcaktuar piketat e mbrojtjes së demokracisë së re në shtetin e vet, në të gjitha drejtimet. Një shtet i sapokrijuar ishte Maqedonia, por qysh në vitet e para ajo nuk i lejonte priftërinjtë serbë të kalonin kufirin dhe të hynin në vend me raso dhe të ushtronin veprimtari fetare për kishën serbe. Dhe është për të ardhur vërtet keq, kur krahason dhe kujton se autoritetet e Shqipërisë lejuan para tre vjetësh peshkopin antishqiptar Amfilohije të hyjë në Shkodër, të ushtrojë veprimtari, të shpallë se Serbia e ka çliruar Shqipërinë dhe të kërkojë varreza për ushtarët e “rënë” serbë, krimet e të cilëve në Shqipëri edhe sot e kësaj dite të rrëqethin me tmerret e tyre.
Në një shtet të vërtetë demokratik, i shenjtë, është vetëm ligji dhe jo njeriu me postet apo uniformat, që mban.