E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calciopoli, prokurori i Federatës, “bombë” ndaj Interit

ITALI- Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit Stefano Palaci ka bërë gati dosjen për Interin, pas përgjimeve të dala pak muaj më parë në Gjykatën e Napolit.

Në 72 faqet e akt-akuzës, Palaci i njëjti që udhëhoqi procesin e Calciopolit, thotë se Xhaçinto Faketi theu nenet 1 dhe 6 të Kodit Sportiv dhe në veçanti “u përpoq të arrinte një avantazh në klasifikim në favor të klubit të Interit, duke kushtëzuar funksionimin e rregullt të sektorit arbitral”.

Kjo do të thotë se Interi rrezikon edhe rënien, pasi për të njëjtat shkelje u dënua edhe Juventusi në vitin 2006. Lajmi ka qenë si një “bombë” për klubin zikaltër, që ishte një nga iniciatorët, por edhe përfituesit më të mëdhenj të nxjerrjes në dritë të skandalit të Calciopolit 5 vjet më parë.
(e.m/A-Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›