Lorik Cana “zbarkon” në Romë: Vij për sfida të mëdha
ITALI- Grintë, karizëm dhe dëshirë për të fituar. Lorik Cana ka zbarkuar sot rreth 17 në Terminalin T3 të aeroportit të Fiumiçinos, duke u bërë zyrtarisht futbollist i klubit të Lacios.
I shoqëruar nga menaxheri i tij Ceylan Çaliskan, mesfushori kuqezi është parë i qeshur në momentin e mbërritjes, pas 2 orë e 15 minuta udhëtim. Ai i bashkohet Lacios pas dy muajsh të mbushur me negociata, ndërsa ka lënë Gallatasarajin pas një edicioni me shumë probleme, në të cilin skuadra më e madhe turke nuk mundi të sigurojë as një vend në Europë.
Në aeroportin e Stambollit, numri i gazetarëve të interesuar për Canën ka qenë i madh, ndërsa të gjithë kanë kërkuar të dinë për shkaqet e largimit pas vetëm një sezoni nga Turqia. “Unë largohem i lumtur, më pret një sfidë e re te Lacio, - ka thënë Cana, pas prishjes së kontratës me klubin turk. – Në sezonin e fundit kam patur paraqitje të mira, por shpresoj t’i bëj këto edhe me Lacion. Babai im u takua me klubin italian dhe me menaxherin tim, duke përfunduar çdo marrëveshje. Lacio është një skuadër shumë e mirë dhe ka tifozë të shumtë. Do të luajmë në Europa League, por unë dua të ndjej emocionet e Serisë A, duke veshur një fanelë të re. Në Itali do të jem më pranë vendit tim, Shqipërisë dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi ai.
Nuk mund të mungonte një pyetje mbi karakterin luftarak të Canës: “Po, do të ketë beteja, - deklaroi ai duke qeshur. – Do të sfidojmë klubet e nivelit më të lartë në Itali. Gallatasaraji? Këtu kam patur momente të vështira ndonjëherë, por unë e kam dashur shumë Turqinë. Do të vazhdoj të mbështes Gallatasarajin dhe i falënderoj të gjithë për kohën e kaluar këtu. Tani kini besim te Fatih Terim”, shtoi Lorik Cana.
(e.m/A-LAtifi/BalkanWeb)