E Shtunë, 31 Tetor 2026

´Asambleja´ e PS ende pa rezultat; PD: Rama po i manipulon

 Zgjedhjet u zhvilluan të shtunën, ndërsa të mërkurën ende nuk ka përfunduar procesi, çka do të thotë se në vendin tonë historikisht rezultatet vonohen pavarësisht se për çfarë zgjedhjesh bëhet fjalë.

Nga të dhënat parapake më të votuarit janë Ilir Beqja, ish-deputet dhe Adelina Farriçi, kryetarja aktuale e Bashkisë së Burrelit, e cila fitoi nën logon e PS-së në zgjedhjet e 8 majit. Asambleja e re Kombëtare sipas rregullit duhet të mblidhet brenda dy javëve. Ajo do të zgjedhë si fillim kryetarin e saj e më pas edhe kryesinë dhe sekretariatin.

Partia Demokratike reagoi mbrëmë për vonimin e numërimit dhe daljen e rezultatit, duke theksuar se po punohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës. “Asnjëherë më pare, në historinë e këtij vendi nuk ka ndodhur që numërimi i votave të 1500 delegatëve të vijojë për 72 orë rresht siç po ndodh në kongresin e Edi Ramës. Kjo dëshmon qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo një proces numërimi”, tha zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.

“Njeriu që disa kohë më parë bërtiste 3 herë në ditë, për zgjatjen e procesit të numërimit të 1 milion e 600 mijë votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 8 majit, vijon të zgjasë me 72 orë, numërimin e votave të 1500 delegatëve të klonuar të kongresit të tij, dhe kjo vetëm e vetëm që të arrijë klonimin në funksion të karriges së tij, të Asamblesë së ardhshme të kësaj partie”, shtoi ajo. /Start/

                                                                                             2011-11-09 08:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›