E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet deputeti Tahiri, Prokuroria nis hetimet

Kjo e fundit ka nisur hetimet së bashku me policinë e shtetit. Deputeti është parë të hyjë dje rreth orës 11.00 në një nga zyrat e Prokurorisë së Tiranës dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë duke raportuar të dhëna të domosdoshme për hetimin e çështjes dhe zbulimin e autorëve.

Dyshohet se seria e kërcënimeve ndaj deputetit ka nisur gati pesë ditë më parë dhe gjasat janë që ato të kenë lidhje me detyrën e tij si deputet i Partisë Socialiste. Intensiteti i mesazheve kërcënuese dhe teksti i tyre i ashpër-shkruan ‘Panorama’ ka detyruar deputetin Tahiri t’i drejtohet zyrës së Prokurorisë së Tiranës.

Tahiri ka qenë shumë aktiv kohët e fundit në politikë, që nga interpelancat në Kuvend me ministrin aktual Naço dhe ish-ministrin e Energjetikës, Ruli, lidhur me koncesionet në minierat e vendit. Madje, Tahiri është paditur “për shpifje” nga ministri i Bujqësisë, Ruli dhe me të njëjtën akuzë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Kuliçaj, pasi deputeti socialist e kishte akuzuar zyrtarin e lartë të policisë për kontrabandë me kromin. /Start/

                                                                                             2011-11-09 09:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›