E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sannino në Tiranë për të ‘shtyrë trenin’ e bisedimeve PD-PS

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Sannino pritet të zhvillojë takime me liderët kryesorë të politikës.

Sipas Zërit të Amerikës, ai vjen në një përpjekje të re për t’i dhënë një shtysë të fundit bisedimeve që po zhvillohen mes shumicës së drejtuar nga kryeministri Sali Berisha dhe opozitës së udhëhequr nga Edi Rama, për realizimin e disa reformave të rëndësishme të kërkuara nga Brukseli.

Përfaqësuesi i lartë i KE-së do të qëndrojë në Tiranë deri ditën e nesërme dhe do të ketë takime me të dyja palët. Shumica dhe opozita kanë rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, i pari që lidhet me reformën zgjedhore dhe i dyti që ka të bëjë me një kërkesë të opozitës për ndryshime në rregulloren e parlamentit, ndonëse kjo nuk është bërë ende publike, për sa kohë mbetet ende pezull çështja që ka të bëjë me ligjet të cilat kërkojnë një votim me 3/5 në parlament, pra dhe mbështetjen e opozitës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-09 10:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›