E Shtunë, 31 Tetor 2026

19 persona procedohen për mospagim taksash

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Black Market III" strukturat e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik Financiar pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Tatimore, bënë ekzekutimet e masës së sigurisë "Detyrim paraqitje", të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 19 - shtetasve, për veprat penale të "Mospagim taksash dhe tatimesh", si dhe "Fshehje të të ardhurave" :

Ilir Muharrem Bekteshi, 29 vjec, banues në Tiranë,

Urim Beqir Koka, 20 vjec, banues në Tiranë,

Urim Haxhi Gashi, 33 vjec, banues në Tiranë,

Bledi Myrteza Sada, 24 vjec, banues në Tiranë,

Murat Ramadan Lala, 48 vjec, banues në Tiranë,

Nazif Gëzim Luca, 28 vjec, banues në Tiranë,

F.M, 17 vjec, banues në Tiranë,

Mentor Isuf Cajka, 29 vjec, banues në Tiranë,

Kastriot Fadil Trokia, 39 vjec, banues në Tiranë,

Agron Zeqir Sallahu, 38 vjec, banues në Tiranë,

O.S,17 vjec, banues në Tiranë,

Alban Xhavid Beka, 29 vjec, banues në Tiranë,

Arben Jonuz Xhani, 19 vjec, banues në Tiranë,

M.S, 16 vjec, banues në Tiranë,

Hysen Petrit Palloshi, 41 vjec, banues në Tiranë,

Ervis Naim Duli, 25 vjec, banues në Tiranë,

Oltion Lik Klosi, 20 vjec, banues në Tiranë,

Bardhyl Ibrahim Lleshi, 38 vjec, banues në Tiranë,

Klodian Sorra, banues në Tiranë,
Sipas policisë, këta shtetas, pranë Postës Shqiptare, tregëtonin në mënyrë të paligjshme celularë dhe aksesorë të ndryshëm, duke shitur pa liçencë për të shmangur taksat e tatimet, duke përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.
"Në vazhdim të këtij operacioni, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Zbatimeve të Hetimit në Drejtorinë e Policisë Tatimore Tiranë, shoqëruan 37 persona ku për 18 prej tyre janë duke u kryer veprimet me Policinë Tatimore", thuhet në një deklaratë të policisë mbi këtë ngjarje.
Sipas saj, gjatë aksionit, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 420 copë telefona celularë të markave të ndryshme, 1360 copë karikues të markave të ndryshme, 1480 copë këllëf celulari dhe 138 telefona celular të kompanive Vodafon dhe AMC.
Dosja penale është dërguar në prokurori për hetim të mëtejshëm lidhur me akuza "Mospagim taksash dhe tatimesh", si dhe "Fshehje të të ardhurave".

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, tha se do të vazhdojë me intesitet punën në drejtim, të parandalimit dhe goditjes së këtij fenomeni dhe nuk do të lejojë në asnjë moment, tregëtimin në mënyrë të kundraligjshme për t'ju shmangur detyrimit tatimor dhe tregëtuar pa liçencë, në sheshe të ndryshme dhe pranë Postës Shqipëtare.
Po ashtu, strukturat e saj, janë të vendosur për të vazhduar më tej operacionin "Black market III" deri në eleminimin plotësisht të kësaj veprimtarie të paligjshme, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që ushtrojnë veprimtari të paliçensuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›