"Gërdeci", dëshmia në gjyq e shefit të Brigadës së Mbrojtjes
Kanë dëshmuar pesë dëshmitarë në senacën e gjyqit të Gërdecit, ushtarakë të cilët kanë punuar në fabrikën e demontimit. Mehmet Metko, shef i shtabit të brigadës së mbrojtjes në Selitë në periudhën prill - maj 2007 ka treguar se si është ndërtuar fabrika e demontimit, udhrat e dhënë me celular nga eprorët e tij e deri në largimin e tij nga kjo detyre ku aktualisht punon në shtabin e përgjithshëm. "Reparti në Gërdec nuk ka qenë repart aktiv, ishte në varësi të batalionit të Raketave. Unë jam vënë në dijeni në datën 28 prill nga komandanti Asim Selmani se në këtë repart do ndërtoheshin objekte. Më pas kam kontaktuar me anë të telefonit me komandatin Astrit Jaupi, i cili më ka thënë që duhet të lija punëtorët të hynin në repart pasi urdhëri do të mbërrite ditë më vonë, por ai urdhër nuk ka ardhur. Më pas kam kërkuar informacion me shkrim për punimet e në 10 maj 2007 . I kam kërkuar gjeneralit Jaupi urdhrin me shkrim. Madje kam kërkuar edhe ndërprerjen e punimeve. E urdhërova për këtë komandatin e batalionit". kjo ka qenë dëshmia e ushtarakut para togave të zeza për gjyqin e Gërdecit. Pas kësaj ai është larguar nga detyra që mbante. Dëshmitë e tjera kanë qenë të së njëjtës linjë, me menyrën se si është ndërtuar fabrika e demontimit të armëve si dhe urdhrat me anë të telefonit që janë marrë për këtë, madje edhe mosiguria e dëshmitarëve nëse fabrikën e Gerdecit e kanë vizituar edhe drejtues të shtabit. Në seancë kanë qenë të pranishëm të pandehurit, Dritan Minxolli, Sokol Ngjeçi, të arrestuar si dhe Shpëtim Spahiu.