Greqi, i vihet zjarri një xhamie në Kretë
ATHINë- Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një xhamie në ishullin grek të Kretës, njoftoi sot policia.
Kjo përbën sulmin e tretë ndaj vendeve të shenjta të minoritetit vendas për këtë vit.
Policia deklaroi se nisi hetimet pasi disa persona të panjohur i vunë zjarrin portës kryesore të zyrave të shoqatës myslimane që shërben edhe si xhami në qytetin e Heraklionit.
Ky pason dy sulme të tjera në janar kundër një sinagoge në një qytet tjetër të ishullit të Egjeut, përfshirë edhe një sulm tjetër, ku zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme.
(d.b/BalkanWeb)