E Diel, 1 Nëntor 2026

19 qendra të posaçme votimi në burgje për 5000 të dënuar

TIRANE - Për 1 muaj foli politika me fushatë kurse sot, populli vendos me votë se cilët do të zgjedhë në Parlamentin e ri. Rreth 3.271.885 zgjedhës kanë të drejtën t’i drejtohen sot kutive të votimit për të përzgjedhur deputetët e Kuvendit të ardhshëm. Nga këta për herë të parë votojnë 165 mijë zgjedhës të rinj të grup-moshave 18, 19 dhe 20 vjeç. Po ashtu drejt kutive, në të gjithë Shqipërinë do të shkojnë edhe 560 mijë pensioniste nga të cilët 750 zgjedhës konfirmon Ministria e Brendshme nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe se të cilët nuk janë paraqitur pranë zyrave të zyrave të gjendjeve civile. Por ndryshe nga këta, 380 persona të moshës 100-vjeçare të tjerë, të cilëve u ishin bllokuar emrat për shkak të moshës me kërkesë të posaçme rifituan të drejtën e votës. Në orën 7:00 të kësaj të diele për shqiptarët hapën 5508 qendrat votimit, ku mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur deputet e rinj, deri në orën 19:00, sipas orarit zyrtar. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 të dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli. KQZ printoi në Slloveni rreth 3 milion e 337 mijë fletë votimi, ashtu siç e parashikon kodi, 2% më shumë se numri i zgjedhësve. Këta të fundit do të jenë më të shumtë në qarkun e Tiranës, ku votojnë 785 mijë persona, dhe më të paktë në Kukës ku votojnë 77 mijë. Kosto e këtyre zgjedhjeve është llogaritur nga KQZ rreth 744 milionë lekë.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›