E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallja e rezultateve s’është tagër i Kolegjit

Kur është thënë dhe thuhet që zgjedhjet e sotme janë në rrezik, kjo thirrje alarmuese është pa dyshim e lidhur edhe me gjendjen aktuale të pjesëmarrjes në çka nuk legjitimon marrjen prej këtij institucioni të vendimeve me shumicë të cilësuar. Tani që procesi i votimit ka nisur, zgjidhja urgjente e problemit e lokalizon edhe më shumë ciklin e kësaj lloj vendimmarrjeje të -së, për t’i vënë një pikëpyetje të madhe kërkesës se kush do t’i shpallë rezultatet e zgjedhjeve të pritshme.
Përfaqësuesit e opozitës, të zhytur në vorbullën e sigurimit me pengesa të votës së përkrahësve dhe simpatizantëve të saj, më së shumti i qëndrojnë të palëkundur pozicionit fillestar. Ndërkohë që, ata të mazhorancës qeverisëse janë shprehur, se Kolegji Zgjedhor mund të shërbejë si gomë shpëtimi për të përballuar rrjedhat e dështimit të këtij procesi, që vetë e futën në hullitë e rrezikshme. Ndërsa, ekspertë dhe diplomatë të një spektri të gjerë të faktorit ndërkombëtar, të cilët gjithashtu e njohin mirë edhe legjislacionin tonë elektoral, duke qëndruar mbi palët, pra duke qenë më lart shohin edhe më larg, përgjithësisht e përqendrojnë vështrimin te riformatimi apo rikonstituimi i mundshëm i -së.
Këto janë të dhënat e deritanishme, që ende nuk krijojnë ndonjë hapësirë të re për të të shpënë te një zgjidhje e sigurt, përveçse t’i referohesh legjislacionit. Si do të jetë e mundur që Kolegji Zgjedhor të detyrojë
-në e mbetur me 4 anëtarë të marrë vendime normative, për të cilat nevojitet vota ‘pro’ e jo më pak se 5 anëtarëve, çka e kërkon shprehimisht neni 24/1 i Kodit? Ky, siç duket nga teksti i tij, nuk është i përgatitur t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Ndoshta edhe për faktin se legjislatori nuk e kishte parashikuar në ndryshimet e Kodit të miratuara një vit më parë, ashtu sikurse nuk parashikoi as zhbalancimet politike të mëvonshme.
Mirëpo, më së fundi shfaqet përsëri një “ekspert i pavarur”, Kristaq Kume i thonë, që për të rrëshqitur midis palëve i jep sqarimet e veta para pak kohësh një gazete të përditshme, sipas të cilave, kur nuk ka mundësi as të mblidhet për sa kohë nuk ka as anëtarët e nevojshëm, atëherë në mënyrë të sforcuar (‘të sforcuar’ - pikërisht këtë term detyrohet të përdorë ai në intervistën e vet), duke iu referuar nenit 145 do të jetë i detyrueshëm aktivizimi i Kolegjit Zgjedhor.
Për të mos u keqkuptuar këto radhë thjesht si formë e një debati të paramenduar me “ekspertin e pavarur” Kume, mbase është më mirë t’i hedhim një sy nenit 145, nga leximi i pikës 1 të të cilit qartësisht kuptohet, se legjitimohen subjektet zgjedhore (sikurse edhe individët apo partitë politike, që u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore), të cilët bëjnë ankesë në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimeve të -së, të miratuara qoftë edhe me 4 anëtarë, që cenojnë interesat e tyre. Pra, me vendime të këtij lloji, fare mirë mund të zgjidhen apo të mbyllen çështje të ankimuara në Kolegjin Zgjedhor. Kurse, pika 2 e nenit në fjalë na ballafaqon me dy situata: e para nuk na paraqet ndonjë pengesë, sepse palët e interesuara lejohet të ankimohen në Kolegj, dhe ky pasi e pranon ankimin nuk e zgjidh çështjen në themel, por e detyron
-në të marrë vendim, një prej atyre vendimeve që sipas nenit 24/1 mund të miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të –së; e dyta e lë problemin me të vërtetë të hapur për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht -ja, sepse dispozita urdhëron që Kolegji, kur pranon çështjen nuk e shqyrton vetë në themel, por ia dërgon këtë çështje –së, duke e detyruar këtë të fundit të marrë vendimin...
Pra, e thënë shkurt, as certifikimi dhe as pranueshmëria e rezultateve zgjedhore nuk mund të arrihen me ndërhyrje antiligjore, qoftë edhe të sforcuara, të Kolegjit Zgjedhor, por vetëm nëse palët në konflikt zgjidhin problemit e riformatimit apo të rikonstituimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me forcën e politikës dhe jo me politikën e forcës. Ndërkohë që, mohimi i cilësive të veçanta dhe i pavarësisë së pushtetit gjyqësor do të binte ndesh me konceptimin e një regjimi politik liberal, që parashikon edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht me formulën e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Në këtë kuptim, pushteti gjyqësor spikat nga pushteti ekzekutiv dhe nga ai legjislativ, në mënyrë që në radhë të parë liria dhe të drejtat e njeriut të mbrohen dhe të garantohen. Madje, pavarësia e gjyqësorit duhet të jetë edhe më e plotë sesa ajo e dy pushteteve të tjera. Pra, gjyqtari mund të përmbushë misionin e vet nëse i nënshtrohet vetëm ligjit. Në të kundërtën, janë pushteti ekzekutiv apo administrata që duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjyqtarit. Është ky kontroll që tek e fundit vendos për drejtësinë e akteve administrative.
Mbi bazën e këtyre parashikimeve kushtetuese, sikurse edhe të atyre ligjore, Kolegji Zgjedhor nuk është organ administrativ, por gjyqësor. Funksione të tilla ushtrohen juridikisht në mënyra të ndryshme. Për shembull, gjykatat zgjidhin konfliktet në zbatim të normave juridike në fuqi, kur ndryshe ndodh me veprimtarinë e autoriteteve administrative, që e zbatojnë të drejtën jashtë çdo konflikti. Gjithashtu, gjykatat i marrin vendimet, duke respektuar procedurat e gjykimit në përputhje me normat dhe parimet e përcaktuara nga jurisprudenca, kur administrata nuk detyrohet t’u nënshtrohet atyre normave. Ndërsa nga pikëpamja efektive, vendimet gjyqësore kanë autoritetin e “gjësë së gjykuar”, apo fuqinë e së vërtetës ligjore. Përkundrazi, akti administrativ jo vetëm që mund të ndryshohet dhe përmirësohet nga vetë organi që e ka nxjerrë, por edhe mund t’i nënshtrohet në çdo kohë kontrollit dhe rishikimit gjyqësor.
Në këto kushte, - të cilat, më parë dhe më mirë sesa të tjerët janë juristët ata që duhet t’i njohin, t’i pranojnë, t’u binden dhe t’u përshtaten, - nuk mund të justifikohen pohime të disave prej tyre, që Kolegji Zgjedhor të dublojë, qoftë edhe në interpretim të sforcuar të ligjit, funksionet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është një institucion administrativ. Po qe se pohimeve të tilla do t’u lihej deri në fund terreni për t’u zbatuar, atëherë jo vetëm që anëtarët e këtij Kolegji, si organ gjyqësor i Apelit, me shumë gjasa do t’u nënshtroheshin devijimeve ligjore dhe presioneve pushtetmbajtëse të Kryeministrit (siç ka ndodhur edhe në ndonjë rast të mëparshëm), por edhe shteti i së drejtës (një nga tri karakteristikat kryesore të shoqërive moderne) do të rrokullisej drejt humnerës me ritme edhe më të shpejta nga ato të deritanishmet.
Prandaj, një nga pyetjet që mundon pothuajse të gjithë shtetasit e përgjegjshëm të këtij vendi dhe të tërë ata që po e vëzhgojnë nga afër procesin elektoral në Shqipëri është: A mbeten të hapura realisht rrugët për ta shmangur këtë ngërç destruktiviteti të pashembullt? Sigurisht që po, veçse siç kanë ardhur punët, pas votimit të së dielës. Por, të kuptohemi, analiza konkrete e përshkrimit të këtyre rrugëve nuk bën pjesë në formatimin e këtij artikulli.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›