Korçë, kandidati i PS-së: Simpatizanti i PD-së më goditi
KORCE - Kandidati i PS-së në Korçë, Ilirjan Pendavini denoncon dhunën e ushtruar ndaj tij nga një simpatizant i PD-së. Në një lidhje telefonike me “News 24”, Pendavini tha se ishte goditur nga simpatizanti i PD-së, jashtë një qendre votimi në qytetin e Korçës.
“Një simpatizant i PD-së po debatonte me disa djem simpatizantë të PS-së. Unë u afrova për t'i ndarë, u thashë nuk duhet të bëni debate para zgjedhjeve dhe ai më goditi. Ishim jashtë qendrës së votimit. Tani jam në komisariat duke bërë denoncimin e duhur”,- deklaroi Pendavini.
Sipas kandidatit të PS-së, përfaqësuesit e PD-së po ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj votuesve në qendrat e votimit.
(er.nu/BalkanWeb)