19 të arrestuar në protestën kundër Obamës
19 demonstrues u arrestuan të shtunën në Universitetin e Notre Damit teksa protestonin kundër një fjalimi që do të mbahej nga Presidenti Obama gjatë ditës së djeshme. Bëhet me dije se protestuesit nuk ishin studentë dhe se u arrestuan nën akuzën e shkeljes së pronës private, duke qenë se kampusi i këtij universiteti është pronë private. Shkaktar i pakënaqësisë së protestuesve ishte plani i Obamës (i cili mbështet abortin) për të mbajtur një fjalim në këtë universitet katolik, ku sipas tyre nuk ka vend për askënd që mbështet abortin.