E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tigrat e Tamilit" ulin armët

Rebelët "Tigrat e Tamilit" në Sri Lanka njoftuan të dielën se kanë vendosur "të ulin armët", në një çast kur forcat qeveritare kanë ngushtuar rrethimin në bastionin e fundit të grupit rebel. Nuk është hera e parë që këta rebelë kanë deklaruar ndërprerjen e përplasjeve në armë, kur vihen në vështirësi nga Forcat e Armatosura të Sri Lankës. Por nëse do t‘i qëndrojnë këtij premtimi, kjo do t‘i jepte fund një konflikti të egër civil, i cili po e përgjak këtë vend që prej 25 vjetësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›