E Diel, 1 Nëntor 2026

Najada imagjinon finalen së bashku me Olsin

Duke pasur parasysh sakrificën që banorët bënë për të fituar provën e javës, Vëllai i Madh u ka shtruar një darkë plot me gjëra të shijshme. Ata dalin në kopsht dhe shohin tavolinën të mbushur me ushqime.
Të gjithë janë shumë të kënaqur dhe shprehen se është gjëja që u duhej më shumë në këtë moment, megjithëse mund të shtojnë disa kg. Ata flasin për kandidimet dhe për rrethin që është ngushtuar në përzgjedhjen e banorëve.
Ata flasin për Dorinën që sapo është larguar nga shtëpia. Jonida thotë se i erdhi keq në momentin që e përcolli te dera, ndërsa Najada thotë se i erdhi për të qeshur kur pa Olsin i cili u hodh nga gëzimi kur dëgjoi emrin e Dorinës dhe jo atë të Najadës që do largohej nga shtëpia. Ata ngacmojnë Najadën në lidhje me Olsin dhe besnikërinë e tij në lidhje, ndërsa Olsi mundohet të mbrohet dhe me shaka ia vë në dukje edhe Najadës që të gjithë po e ngacmojnë.
Banorët ngrenë dolli për ata që janë larguar, ndërsa Poli ngre një dolli për Inën, që nuk ndodhet në shtëpinë e B.B. Olsi ngre një dolli të veçantë për baballarët. Më pas ata bisedojnë rreth banorëve të larguar dhe kujtojnë momentet e gëzuara që kanë kaluar bashkë.
Gjithashtu diskutojnë edhe rreth periudhës së mbetur në "Big Brother" dhe llogaritin kohën. Najada imagjinon finalen së bashku me Olsin. Ata nuk e prisnin që të qëndronin kaq gjatë në shtëpi. Ndërsa Poli me Arbrin diskutojnë rreth festës në hidromasazh që kanë ndërmend të organizojnë.

Mëngjesi

Ka ardhur momenti i zgjimit për banorët. I pari që zgjohet është Olsi, i cili pasi lahet e krihet, ha mëngjesin dhe fillon të merret me rregullimin e shtëpisë. Me ndihmën e muzikës në sfond, të gjithë banorët fillojnë të ngrihen nga shtretërit. Poli me Arbrin kanë filluar fizkulturën e mëngjesit. Arbri grushton dyshekun e boksit, ndërsa Poli hidhet në litar.
Të gjithë djemtë kanë filluar stërvitjen për t‘u zgjuar mirë nga gjumi dhe për të mbajtur trupin në formë. Astriti ankohet se nuk ka fjetur mirë mbrëmë, ndërsa Olsi e ngacmon duke i thënë se e ka fajin gruaja e tij dhe mendimet për të që nuk e kanë lënë të flejë.
Ndërkohë, Najada rregullon rrobat nga valixhja në dollap dhe Astriti e ndihmon. Olsi ngacmon Astritin, duke i thënë se do këpusë mish duke ndihmuar Najadën. Madje ai vazhdon ta ngacmojë se çfarë bën në dhomën e gjumit vetëm me Najadën. Ngjarjet bëhen vërtet komike, ndërsa Astriti vihet në siklet në lidhje me përgjigjen që duhet t‘i japë Olsit. Olsi shton me shaka se ai ruhet nga Arbri dhe Poli, ndërsa këtu hyn Astriti.

Festë në hidromasazh

Banorët kanë vendosur të bëjnë një festë në hidromasazh. Ata kanë mbushur vaskën me shkumë dhe bëjnë planet mbi festën, por me sa duket kanë harruar të marrin verën.
Ndërkohë që shkuma e hidromasazhit shtohet, banorët kanë vajtur për të ngrenë drekë.
Pas drekës, banorët janë kthyer për të parë hidromasazhin dhe habiten me shkumën që është bërë.
Tashmë ata kanë veshur rrobat e banjës dhe bëhen gati të hyjnë në vaskë. Najada hyn e para dhe vë re se temperatura e ujit është e ulët.
Me të bashkohen edhe Poli, Arbri dhe Jonida.
Ata argëtohen shumë duke luajtur me njëri-tjetrin.

Ngacmime mes Arbrit dhe Jonidës

Dy protagonistët tanë ndodhen në kopsht dhe mes tyre fillojnë ngacmimet. Duke shmangur shikimet në sy, Arbri i thotë Jonidës t`ia varë pak, por përgjigjja e saj ka qenë e menjëhershme, duke thënë se nuk ka punë tjetër ajo, por t`ia varë atij. Ajo shton se nëse do ia varë, do t‘i rritet mendja dhe vijon se ia var kur të ketë qejf ajo dhe jo kur ia kërkon Arbri. Si për të rregulluar disi situatën, Jonida me shumë xhentilesë i kërkon Arbrit t‘i sjellë tavllën e duhanit dhe ai ia plotëson kërkesën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›