E Diel, 1 Nëntor 2026

19 vjeçarja e sëmurë me veshka apelon për ndihmë, 15 milionë lekë operacioni

Edmira Dushi është vetëm 19 vjeç. Prej 4 muajsh ajo po lufton me një sëmundje të rëndë që i ka prekur veshkat. Sëmundja e ka detyruar të ndërpresë mësimin në Universitetin e Elbasanit dhe të dergjet në shtrat në shtëpinë e saj të varfër, në fshatin Zhelizhan të Lushnjes.

Familja e saj e varfër e ka të pamundur që të përballojë shpenzimet e një operacioni që do ti shpëtonte jetën vajzës së re. Ju bëjmë thirrje të na ndihmoni për një transplant, pasi pa transplant nuk ka shpëtim, shprehet Viktor Dushi, babai i vajzës. Të njëjtin apel bën edhe nëna e saj, e cila thekson se familja e ka të pamundur të përballojë koston e operacionit. Shuma është shumë e lartë, 15 milionë, që gjendja jonë ekonomike nuk na i mundëson dot, tregon Besie Dushi.

Last Updated on E Enjte, 03 Qershor 2010 21:14

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›