Kujdesi per mjedisin, 3 mije nxenes ne aksion me Eagle
Stacioni i fundit ka qene Kamza, ku nxenesit e shkolles "Ibraim Rugova" jane perfshire ne fushaten kombetare "Nje me Natyren" e iniciuar nga Eagle Mobile. Por kete here nuk ka qene vetem Ministria e Arsimit, ajo qe eshte perfshire ne kete fushate por edhe Ministria e Mjedisit si dhe kryetari i bashkise se Kamzes Xhelal Mziu, se bashku me 250 nxenes te shkolles se mesme "Ibrahim Rugova". Drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile, z. Ali Taskin tha se "Per Eagle Mobile viti 2010 eshte viti i mjedisit dhe ne jemi shume te gezuar qe ndermarrim projekte te tilla. Jemi te lumtur qe kemi mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Mjedisit, gjithashtu jemi dyfish te lumtur qe ne kete nisme kemi mbeshtetjen e gjithe ketyre te rinjve qe jane e ardhmja e vendit". Taskin shtoi se Shqiperia do te ishte me e bukur dhe e zhvilluar nese te gjithe se bashku do te kujdesen per mjedisin. "Pavaresisht se bashkepunimi me dy ministrite u mbyll me aktivitetin e Kamzes, Eagle Mobile do te vazhdoje fushaten diten e shtune ne Pogradec, ku stafi jone do te jape kontributin e vet personal ne pastrimin e mjedisit", ka perfunduar Taskin. Ndersa Ministri i Mjedisit Mediu tha se dita e shtune eshte dita nderkombetare e mjedisit dhe dita e perfundimit te fushates se nisur nga Eagle Mobile, por mjedisit nuk do te mbaroje me nje fushate."Ne duhet ta kthejme ate ne ceshtje te koshiences sone personale" ka nenvizuar Mediu. Nderkohe ministri i Arsimit, Tafaj duke falenderuar kompanine celulare Eagle Mobile per iniciativen dhe marreveshjen me dy ministrite, shtoi se edukimi mjedisor ze nje vend te rendesishem ne programin shkollor mesimor. "Ftoj nxenesit te zhvillojne sa me shume aktivitete te tilla ne mbrojtje te mjedisit dhe gjithashtu ftoj biznese te tjera te perkrahin nisma te kesaj natyre", ka perfunduar Tafaj.