E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku, eksperimenti i radhes ne shesh

Nje "goditje" tjeter kane pesuar dje qytetaret drejtues te automjeteve, te cilet befas e kane pare veten te "zhytur" ne nje trafik te paperballueshem, nga ku nuk dukej rruga por vetem nje varg makinash pa fund. Kjo, ka ardhur si pasoje e eksperimentit me te fundit te Bashkise se Tiranes, i cili eshte bere pa asnje lajmerim, a thua se qytetaret nuk do ta vinin re. Ne fakt, jo vetem qe e kane vene re, por ky eksperiment u ka kushtuar mjaft shtrenjte.
Pasojat
Qytetaret ishin mjaft te irrituar dje ne lidhje me ate ndryshim te trafikut, pa asnje lloj lajmerimi. "Nuk po dime me si ta llogarisim kohen. Pothuaj perdite vendosim nje orar te ri per daljen nga shtepia, me qellim qe te mos vonohemi. Por kur keto ndryshime ne qarkullim behen pa lajmerim, ne nuk mund te shtiem fall e te dalim me heret nga shtepia. Ndaj ndodh vonesa ne pune duke na hapur mjaft probleme", thote nje mesogrua, punonjese ne administraten shteterore. Jo vetem ajo, por edhe qindra drejtues te tjere mjetesh nuk dine si te manovrojne. Pasojat per ta, lidhen jo vetem me vonesen per ne pune, por edhe me harxhimin e karburantit per shkak se kur ka trafik shpenzohet me shume dhe gjithashtu pasojat jane edhe psikologjike. "Shume shpesh po kemi nga nje surprize te re me qarkullimin. Nuk e di pse Bashkia e Tiranes nuk lajmeron ndryshimet publikisht, ne menyre qe edhe ne te marrim masat", thone te tjere qytetare te prekur nga eksperimenti i fundit i bashkise.
Amullia
Sikur te mos mjaftonte bllokimi i "Rruges se Kavajes" dhe asaj te "Durresit", tashme nje tjeter "arterie", nder me kryesoret ne metropol, ajo mes Teatrit te Kukullave dhe Bankes se Shqiperise, eshte bllokuar duke futur ne ngerc total tere trafikun e Tiranes. Te irrituar nga ky veprim i paparalajmeruar, por i bere zakon nga bashkia e Tiranes, qytetaret edhe ne raste urgjencash nuk mund te levizin dot. Zgjidhja e problemit te qarkullimit ne sheshin "Skenderbej" eshte edhe nje nder pikat me te kontestueshme te projektit te bashkise. Edhe ne eksperimentet e tjera te kryera pa paralajmerim para pak javesh per bllokimin e trafikut ne qender, paten te njejtin deshtim. Dhe te gjitha keto veprime rendojne mbi kurrizin e hallexhinjve qe duan te ikin ne pune, te cojne femijet ne kopsht e shkolle, por edhe te cojne te semuret ne spital.

Rruget e bllokuara nga trafiku:
• Unaza
• Rruga e "Kavajes"
• Rruga e "Durresit"
• Bulevardi "Zogu i Pare"
• Bulevardi "Deshmoret e Kombit"

Devijimi i trafikut nga bashkia:
• Unaza e vogel pas Muzeut Kombetar
• Hapja e Ures se Re, prane "Tajvanit"
• Rruga "Deshmoret e 4 Shkurtit" me dy drejtime

Hiqen parkimet:
• Ne rrugen "Mine Peza"
• Ne rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit"
• Ne rrugen "Abdi Toptani"
• Prapa Pallatit te Kultures

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›