E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliqari: Arkitektura, ne shtator

Arkitektura pritet qe ta zhvilloje konkursin me me vonese se vitet e tjera. Shkak per kete eshte bere mosshpallja e procedurave dhe detajeve te tjera, nga ana e Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Dekani i Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, Andrea Maliqari, e ka kerkuar disa here nje gje te tille, por ende nuk eshte realizuar. Ai tregon se si pritet te procedohet dhe si do te funksionoje provimi.
Z. Dekan, a eshte parashikuar nje date provimi per konkursin?
Ne fakt, datat i vendos Ministria e Arsimit, por ende nuk eshte caktuar ndonje e tille, apo te shpallen procedurat. Une e kam kerkuar dicka te tille, por ende nuk eshte realizuar. Gjate viteve te kaluara, datat jane shpallur qe ne muajin mars, ndaj mund te them se jemi shume me vonese.
Po ju a keni propozuar ndonje date si dekanat?
Ne fakt, kemi propozuar qe konkursi te zhvillohet ne javen e pare te shtatorit. Ende nuk e dime nese do te aprovohet kjo periudhe, apo do te caktohet ndonje tjeter. Di te them se do te ishte mire qe te mos vendosej ne korrik, per shkak se eshte nje periudhe shume voluminoze per ne. Kemi mbrojtjen e diplomave te cikleve te ndryshme, provime, etj. Periudha me e favorshme per ne do te ishte java e pare e shtatorit, kohe qe e kemi propozuar, pasi jemi konsultuar me stafin pedagogjik.
Si do te funksionoje sivjet provimi?
Nuk do te kete ndonje ndryshim thelbesor nga vitet e tjera. Aktualisht eshte duke u diskutuar per tarifen e konkursit, qe vitet e kaluara ka qene diku te 1500 leke per cdo seance. Provimi parashikon tre seanca gjithsej, sipas specifikave te konkursit.
Po kuota e propozuar per pranimin e studenteve?
Kemi propozuar qe te pranojme 100 studente. Ne fakt, cdo vit kerkesat kane qene te shumta, por pranohen studentet qe kane te nderthurur dijet me dhuntine e tyre per te qene arkitekte. Matura Shteterore do te kete nje pjese jo shume te madhe te vleresimit, pasi kjo eshte dege specifike dhe bazohet ne dije konkrete.
Konkursi, si do te ndahet ne tre seanca
Pranimi ne degen e Arkitektures, pjese e Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, do te behet me konkurs. Ai do te ndahet ne tre pjese, duke tentuar keshtu testimin objektiv te maturanteve ne tre drejtime kryesore. Sipas burimeve nga Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit, pjese e te cilit eshte edhe Arkitektura, testimi i kandidateve do te ndahet ne tre dite, kohe gjate se ciles do te provohen njohurite e marra nga arsimi i mesem, ato esencialet, si dhe do te kryhet edhe puna suplementare qe permban nje pune individuale te vizatimit teknik, apo objekteve ne natyre. Ne diten e pare te konkursit kandidateve do t'u kerkohet vizatimi i nje objekti arkitektonik. Ky proces parashikohet te zgjase rreth 4 ore, ndersa vleresimi maksimal, eshte sa 25 per qind te vleresimit total. Seanca e dyte, ku kandidatet do te testuan mbi njohurite ne vizatimin teknik, do te zgjase gjithashtu 4 ore. Vleresimi do te jete 20 pike, ose 20 per qind e vleresimit total. Ndersa gjate seances se trete dhe te fundit, kandidatet per arkitekte te ardhshem, do te testohen mbi njohurite e tyre ne kompozimin arkitektonik. Vleresimi maksimal eshte 20 pike dhe perfshin 20 per qind te vleresimit total.
Shpenzimet
Pervec shqetesimit qe mund te mos fitojne, ata kane marre persiper edhe shpenzime te tjera. Secila prej seancave te konkursit pritet t'u kushtoje atyre nga 1500 leke, pra 4500 leke gjithsej. Megjithate, vendimi perfundimtar nuk eshte marre ende. Pak kohe me pare, dekani i Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, Andrea Maliqari ngriti shqetesimin se studentet qe mbarojne 3-vjecarin e Arkitektures dalin thjesht projektues dhe jo arkitekte apo inxhiniere te mirefillte. Ligji per Arsimin e Larte parashikon qe sistemi te kaloje 3+2. Por, tre vjet jane shume pak per t'u bere arkitekt.
Perplasja per vizatimin
Gjate konkurseve te viteve te kaluara, shume kandidate jane shqetesuar per seancen e pare te konkursit te pranimit, vizatimin me dore te lire. "Kemi marre vesh qe tani kerkohet edhe interieri i nje objekti, ndersa ne kemi nje vit qe punojme vetem per eksterierin", jane shprehur kandidatet, ndersa stafi drejtues i Fakultetit te Inxhinierise ka sqaruar se nuk do te pyetet gje jashte programit qe ata kane mesuar.
Lendet qe ju favorizojne
Maturantet qe duan te konkurrojne ne Arkitekture duhet te japin si provim lendet me zgjedhje qe kane koeficientin me te larte, ne menyre qe te kene me shume shanse per te fituar. Behet fjale per lendet natyrore si: Matematike, Fizike dhe Kimi si dhe per gjuhen e huaj te Anglishtes. Nese ata kane kryer studimet e mesme ne shkolle me profil te pergjithshem apo ekonomik, shanset jane akoma me te medha per ta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›