AMF: Tregu shqiptar i sigurimeve i mbrojtur nga kriza
Tregu shqiptar i sigurimeve është i mbrojtur nga kriza financiare botërore. Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare shpjegojnë se kompanitë që operojnë në të kanë bllokuar një shumë të konsiderueshme kapitali.
TIRANE- Tregu i sigurimeve në Shqipëri është i sigurt dhe i shëndoshë financiarisht. Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare shpjegojnë se tregu ynë është i mbrojtur nga kriza financiare globale, pasi në bazë të ligjit, kompanitë e sigurimit bllokojnë një shumë të konsiderueshme kaptali. Gjithashtu në tregun tonë të sigurimeve ofrohen produkte të thjeshta, që nuk kanë shumë risk, ndryshe nga shumë vende të tjera të botës.
Një ditë më parë, mediat greke njoftuan për heqjen e licensave të 5 kompanive të sigurimit në këtë vend, një prej tyre ishte pjesë e Aspis Grup. Drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare shpjegojnë se kjo cështje nuk ka lidhje me kompaninë Interalbanian që operon në vendin tonë e cila është gjithashtu pjesë e grupit Aspis. Sipas AMF-së Interalbanian është një kompani e sigurtë, e shëndoshë financiarisht dhe me tregues pozitiv.
Pavarësisht krizës financiare në botë, gjatë pjesës së parë të këtij viti totali i primeve të shkruara bruto të këtij tregu në Shqipëri shënon një rritje prej 26.82%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
(e.n/News24/BalkanWeb)