PS këroi sot edhe një herë hapjen e kutive të votimit
Partia Socialiste kërkoi sot rihapjen e kutive të votimit, duke konsideruar se kërkesa e saj nuk është në kundërshtim me ligjin. Deputeti i kësaj partie, Damian Gjiknuri, tha sot në një deklaratë për shtyp, se “PS nuk po kërkon rinumërim apo rishikim të vendimeve administrative apo gjyqësore për rezultatin e zgjedhjeve, pasi këto vendime kanë marrë formë të prerë dhe komisioni hetimor nuk është rruga ligjore për t’i shfuqizuar ato. PS kërkon të hedhë dritë dhe të administrojë të gjitha materialet zgjedhore që janë në kuti, si lista zgjedhësish, proçesverbale apo edhe fletët e votimit, të cilat janë dokumenta zyrtare dhe nuk mbrohen me ndonjë ligj si sekret shtetëror", tha Gjiknuri. Sipas tij, "Komisioni nuk do të zëvendësojë gjykatën, pasi nuk mund të marrë vendime për rezultatin e zgjedhjeve, por ajo çka kërkohet është brenda kuadrit kushtetues e ligjor që ka një komision hetimor”.
...