E Shtunë, 31 Tetor 2026

1956, viti më i bukur i çiftit Miller & Monroe

Arthur Miller dhe Marilyn Monroe u martuan zyrtarisht në qershor të 1956-ës para një gjykatësi të Qarkut Westchester dhe dy ditë më pas e ripërsëritën ceremoninë para një rabini (prift izraelit, pasi ajo ishte konvertuar nga Shkenca e Krishterë në besimin hebraik), në shtëpinë e marrë me qira nga agjenti i dramaturgut në Nju Jork. Miller ishte aq i lumtur, saqë gëzimi i pasqyrohej në çdo tipar të fytyrës, madje dukej shumë elegant me xhaketën dhe syzet e zeza, i ngjante tamam një divi. Marilyn vezullonte me fustanin elegant të tejdukshëm ngjyrë shampanjë, në qafë kishte vënë një palë perla, të cilat ia kishte dhënë hua një mike, ndërsa në duar mbante një buqetë lulesh të rralla ngjyrë bezhë.

Në tetor të atij viti, Arthur do të mbushte 41 vjeç dhe kjo ishte martesa e dytë për të, ndërsa Marilyn para pak javësh kishte mbushur 30 vjeçe dhe kjo ishte martesa e tretë. Gjatë betimit ato i shprehën njëri-tjetrit "Sot e përgjithmonë", por në fakt, ndarja erdhi shumë shpejt, katër vjet e shtatë muaj më vonë. E gjithë dashuria, pasioni, lumturia, shpresat u thërrmuan në dhimbje, inat, mosdurim, depresion. Ajo martesë ishte një dështim i vërtetë për autorin më të famshëm teatral të Amerikës, i cili ridoli shpejt nga kriza, duke u martuar pas një viti me fotografen bukuroshe austriake, Inge Morath. Ky ishte një nga kapitujt e fundit të një prej tragjedive më të mëdha për gruan më të dëshiruar të botës, e cila vdiq me 5 gusht të 1962-it, plot 18 muaj pas divorcit, më pak se gjashtë muaj pas martesës së re të Miller.

Viti 1956 ishte një lloj errësire në jetën e të dyve: një pauzë fizike e jashtëzakonshme, një periudhë e mbushur me premtime për një jetë të mrekullueshme familjare, kulmi i një suksesi profesional për të dy, një moment rezistence dhe fitoreje për të dy kundër dhunës së egër të një vendi, shoqërie që e damkosnin Arthur-in si pjesëtar të komunizmit antiamerikan dhe e tallnin Marylin-in për një të shkuar të "ndotur" nga vagabondazhi seksual, duke e anëshkruar për një bukuri unike që e bënte më të rrezikshme dhe fajtore si në kohërat e shtrigave, e duke e përbuzur se kjo bukuri, sipas banalitetit më maskilist, ishte medoemos e ndërthurur me budallallëkun.

Për ish-dramaturgun e famshëm amerikan është publikuar edhe libër biografik në 1993-in, kur Arthur vazhdonte të jetonte, por nuk gëzonte një shëndet të mirë (vdiq më 10 shkurt të 2005-ës, pak para se të mbushte 90 vjeç), ndërkohë që përgatitej për dasmën e re me artisten Agnes Barley, 34 vjeçe.

Kishte jetuar për dekada të tëra në paqe një martesë të mrekullueshme pa u shqetësuar dhe pa bërë skandale, kishte filluar të kishte sukses me dramat e tij, nuk kishte mundur të gërvishte ndryshimin e pandryshueshëm të Amerikës kundrejt angazhimit të tij intelektual dhe liberal, kishte fshirë hijen e një vuajtjeje duke larguar nga jeta e tij të birin, David, i lindur nga martesa me Inge. Por për të gjithë atë pjesë të dytë e të gjatë të jetës së tij, sikur ta kishte përshkuar në errësirë, kishte mbetur pak zjarr nga ferri i së shkuarës, prej ku kishte dalë gjallë, por ndoshta i sakatuar përgjithmonë nga një humbje e parevokueshme: ajo e ekstazës fizike, pasionit të verbër, ndihmën të cilën nuk kishte pranuar nga një person i dashur që po e fundoste.

Që para dyzet vjetësh, me "After the fall" (Pas rënies) kishte sjellë ndër mend dilema morale mes fajit dhe pafajësisë, duke lënë mënjanë tërbimin kundër çdo qartësie, ku protagonistja Maggie që në fund vdes, të ishte Marilyn. Tashmë, me atë titull, "Finishing the picture", Miller i plakur rikthehej tek ankthet finale me atë krijesë të vështirë që kishte qenë bashkëshortja e tij, ankthe të cilat ishin përjetuar kohë më parë, por që nuk ishin varrosur asnjëherë, për të treguar për një yll toksikoman që me dëshpërimet, të fikëtit dhe mungesën e saj, nuk lejoji që filmi në të cilin ishte protagoniste të mbyllej (filmi i fundit i Marilyn, "Something‘s got to give" nuk përfundoi kurrë) dhe përreth saj, ranë në kurth për vrasjen enigmatike, bashkëshorti i saj shkrimtar, regjisori që e la, drejtori i fotografisë që çmendej pas bukurisë dhe të ndenjurave të saj, mësuesit e aktrimit (në të vërtet Lee dhe Paula Strasberg, të urryer nga Miller). Ja si shprehej Miller: "Nuk e shpëtova kurrë. Nuk më shpëtoi siç i kishim premtuar njëri-tjetrit. Mjaft më folëm për shpëtimin tonë".

Megjithatë, në atë vit të ndritur dhe pasionant 1956, pak ditë para martesës, autori i dramave të rëndësishme si "Vdekja e një shitësi udhëtar" dhe "Thelbësorja", të bërë filma dhe skenarë të famshëm televizivë, duhej të prezantohej në Uashington para komitetit për aktivitetet antiamerikane. Senatori i tmerrshëm republikan, Joseph Mccarthy, ishte larguar, por mekartizmi nuk kishte përfunduar. Preteksti që e thirrën kishte qenë kërkesa për të shkuar në Londër ku do të zhvillohej drama e tij e fundit, "Një shikim nga ura" dhe Marilyn duhej të fillonte provat për "Princi dhe balerinat" me aktorin e famshëm anglez, Laurence Olivier. Si gjithmonë, komisioni dëshironte që ai të pranonte se kishte qenë komunist, me pak fjalë tradhtar i idealeve amerikane dhe ta bindin të tregonte emrat e tjerë të ashtuquajturve komunistë. Ish-armiku i tij ishte Elia Kazan, (regjisori i "Një tramvaj që quhet dëshirë"), që pasi i kishte prezantuar Monroe e ky e fundit nuk kishte nguruar për ta çuar në shtrat. Por në fakt, Miller refuzoi të bashkëpunonte: "Dua të dini se nuk po mbroj komunistët. Po përpiqem dhe do të vazhdoj ta bëj, të mbroj mendimin që kam për vetveten. Nuk mund të përdor emrin e dikujt tjetër dhe ta fus në sherr. Ishin shkrimtarë, poetë dhe jeta e një shkrimtari, pavarësisht asaj që duket ndonjëherë, është shumë e vështirë. Ju lutem mos ma bëni këtë pyetje". Megjithatë, edhe pas gjithë kësaj kërkese, pyetja u bë dhe nëse brenda 10 ditësh emrat nuk do tregoheshin Arthur do të ishte akuzuar për fyerje ndaj Kongresit, ngjarje e cila kishte shkatërruar në të shkuarën shumë të tjerë, sidomos njerëzit e botës së kulturës dhe spektaklit.

Në shkurt të 1957-ës, Miller u ndoq penalisht dhe u dënua me një vit heqje lirie, dënim i cili u reduktua më vonë në një muaj: një vit më pas dënimi u anulua.

"Ajo kishte veshur një fund bezhë dhe një këmishë mëndafshi të bardhë. Flokët i kishte të lëshuara mbi supe me vijë djathtas dhe ta shihje të krijonte një ndjesi të dhimbshme. Vetëm atëherë e kuptova se ose duhej të zhdukesha ose të përballoja një fat të panjohur. Mallkoj bukurinë e saj, e cila rrethohej nga një paqartësi që më ngacmonte. Unë nuk mund ta dija se pikërisht në druajtjen time ajo shihte një mbështetje, një rrugëdalje nga jeta e saj e mërzitshme dhe e privuar nga kënaqësitë".

Kështu, në biografinë e shkruar më shumë se tridhjetë vjet më vonë, Miller tregon momentet fatale të takimeve të para me Marilyn, aktoren bukuroshe që po bënte çmos që të bëhej e njohur. Ndërkohë, Elia Kazan po regjistronte skenat e asaj që ai e cilësonte si të panjohur (Marylin): "Ishte shndërruar në një djalosh të ri dhe gjahu i dashurisë së parë, e cila po e bënte të humbiste kontrollin. Nuk dukej më burri i rreptë dhe kërkues që unë kisha njohur më parë. Më kujtohet shkëlqimi i syve të tij teksa kërcente me Marilyn…". Duke u kthyer nga Hollivudi në Brooklyn, Miller-it i duhej të pranonte të pashmangshmen: "Parfumi i saj kundërmon ende në duart e mia, e kuptoja se vetëm teknikisht isha i pafajshëm dhe ky mendim më rëndonte në zemër. Por së bashku me këtë, pas së gjithash, mendoja se mund të humbisja në sensualitetin e saj".

Ndërkohë, Marilyn po bëhej një divë ndërkombëtare, vetëm në një vit. Në 1953-in, kishte xhiruar filmin "Si të martohesh me një milioner", "Niagara", "Burrat preferojnë biondet" dhe ishte martuar me yllin e bejsbollit, Joe Di Maggio. Por në vjeshtë të ‘54 ishte sërish e divorcuar.

Dramaturgu i madh kishte qenë një hero duke iu nënshtruar budallallëqeve antikomuniste të atyre viteve, të cilat mund t‘i kishin shkatërruar jetën dhe karrierën. Në fakt, ai që i shpëtoi ishte një burrë i viteve ‘50, i cili e adhuronte bionden bukuroshe. Edhe pse e mori përsipër këtë iniciativë, fakti që e shihte të depresionuar, duke vuajtur dhe duke "vdekjen" ngadalë, ishte shumë i rëndë për të. Një ditë ajo lexoi rastësisht në bllokun e tij të vogël një shënim: ajo e kishte zhgënjyer më shumë se gruaja e parë. Oliver mendonte se ishte një e përdalë dhe nuk dinte se si t‘i përgjigjej. E vetmja femër që kishte dashur me të vërtetë ishte vajza e tij. Ajo u trondit jashtëzakonisht nga ky shënim. Pak kohë më vonë u bë publike lidhja mes Marilyn e Yves Montand, të cilët po punonin bashkë në një film të dështuar "Bëjmë dashuri".

Ishin së bashku edhe një herë tjetër, intelektuali dhe ylli i Hollivudit, për xhirimet e filmit të regjisorit John Huston në Nevada. Autori i historisë ishte Miller, ndërsa protagonistja Roslyn, e cila kishte rolin e Marilyn, një grua e brengosur, e keqtrajtuar, e pafuqishme, gjithmonë në kërkim të një dashurie, e mbushur me dëshira, e pandreqshme, e cila lihej gjithmonë në fatin e saj të zi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›