1962, Brazili, “shqipja” e Andeve
Pjesa e shtatë e ciklit: “80 vjet rreth planetit të futbollit, 1930-2010”. Një speciale e Skifter Këlliçit: “Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë”
Nga Skifter Këlliçi
Duke fluturuar në prill të vitit 1961 me anije kozmike rreth botës, rusi 37-vjeçar,Juri Gagarin,realizonte ëndrrën e njeriut për të fluturuar në kozmos, për të cilën katër vjet më parë, siç e pamë në pjesën e gjashtë të këtij cikli,kishte paralajmëruar Domeniko Modunjo me këngën e tij të famshme, Volare”,(“Fluturo”).
Një vit më pas, “balloni” ynë, me të cilin po fluturojmë rreth planetit të futbollit, na shpie në Kili,një rrip i gjatë toke që laget nga Oqeani i Qetë,kaq i gjatë sa një nga pikat më të skajshme me të tij, qyteti Arika, në veri,ndodhet..1800 km larg kryeqytetit, Santiago, ose më saktë, sa largësia që ndan Tiranën... nga Berlini.
Kili nuk kishte tradita në futboll,por kishte një federatë që luftoi më këmbëngulje dhe arriti të fitonte të drejtën të mbante kuvendin e radhës në futbollit botëror dhe madje, siç do të shohim, të ulej atje në vendin e tretë,në të cilin nuk është ulur më dhe deri tani, nuk dihet se kur do të ulet.
Si zakonisht vazhdoja të lexoja rregullisht shtypin sovjetik,dhe mbi të gjitha “Sovjetski Sportitn”, që çuditërisht vinte ende rregullisht në Tiranë,ndonëse marrëdhëniet midis Shqipërisë që kishte zgjedhur izolimin stalinist dhe Bashkimit Sovjetik-hapjen drejt Perëndimit,ishin ndërprerë një vit më parë, më 1961, veçse me nismën e njëanshme të Hrushovit.
Duke cituar edhe opinione të specialistëve të huaj lexoja në këtë gazetë, se pretenduesi Nr. 1 për të fituar botërorin kilian mbetej ende Brazili,ku vazhdonte të shkëlqente Peleja, tashmë 21 vjeçar. Por veç shtypit sovjetik ne, shqiptarët, kishim edhe një mjet shumë të fuqishëm për të vërtetuar parashihet se cila skuadër do të ishte fituese e Kupës së Botës,të quajtur “Zhyl Rime”, për nder të presidentit të parë të FIFA-s që kishte qenë edhe nismëtari i kësaj veprimtarie me popullaritet kaq të madh në tërë rruzullin tokësor. Ky ishte televizioni. Me radio, a gazeta ishim përpjekur të krijonim përfytyrimin tonë rreth ndeshjeve ndërkombëtare por në TV shihnim dhe tashmë gjykonim edhe vetë për to.
Këto po i shprehja atë ditë shkurti të viti1994 edhe komentatorit të njohur italian, Nando Martelini, me të cilin, siç e kam përmendur edhe herë të tjera në këtë cikël, bisedoja në një nga studiot e Radio “Dimensione Suonos”, në Romë. Bile, kur i thosha se, meqë nuk kisha ende televizor,isha i detyruar që të trokisja te ndonjë fqinj, të cilit kjo “kuti me pasqyrë magjike”, i kishte ardhur prej jashtë shtetit,kryesisht nga Italia, Martelini vinte buzën në gaz dhe shtonte se edhe në Itali,në fillimet e viteve ’50-të ndodhte e njëjta dukuri,sepse jo të gjitha familjet italiane kishin mundësitë blinin menjëherë këtë kuti...
Për botërorin brazilian ,unë pata rast të bisedoj dhe të ndaj mendime edhe me Anton Mazrekun.Edhe ai si unë, kishte miq që ftonin të shihte ndeshje të këtij botërori.
Që të jem i çiltër, përshtypjet e mia, kur pashë për herë të parë një ndeshje në TV, dhe kjo ndodhi në takimin çerekfinal Brazil-Angli, që kampionët e botës në fuqi e fituan 3-1, me dy gola të Garrinçës dhe një të Vavës, nuk qenë aq befasuese sa ç’e prisja..
Nga leximet nëpër gazetat sovjetike dhe transmetimet me radio të Karozios pastaj, Martelinit, ose të komentatorëve të tjerë jugosllavë ose rusë, kisha krijuar në përfytyrim stratosferik për mjeshtërinë e futbollistëve të huaj dhe sidomos atyre brazilianë. Por mbeta pak i stepur. Në lojën e tyre pashë edhe elemente tokësore që i kisha vënë re te loja e Boriçit, Resmes, Panos ose te pritjet e Voglit tonë legjendar. Jo më kot portieri i madh sovjetik, Jashin, kur kishte parë më 1954 Voglin duke luajtur me përfaqësuesen e Tiranës kundër “Dinamos” së kryeqytetit sovjetik,ku luante ai vetë, pas ndeshjes kishte vajtur e ishte takuar dhe i kishte thënë:“Ti- velikij vratar),(“Ti je portier i madh)..
Por, në krijimin e kësaj përshtypjeje,më shpjegoi Martelini kur po flisja rreth kësaj teme ,ndikoi edhe vetë niveli i këtij botërori,madje edhe i vetë Brazilit. Ai nuk solli ndonjë të veçantë, veç sistemit taktik 4-2-4,që tashmë ishte përhapur në tërë futbollin botëror. Pas Pelesë, që u dëmtua dhe nuk luajti veçse në ndeshjet në grup dhe futbollistit tjetër, brazilianët, Didi, Garrinca, Nilton dhe Xhalma Santosi, Vava,në shumicën e rasteve përsëritën vetveten.
“Sikur skuadrat evropiane, - vazhdoi Martelini,- të kishin pasur një hop më të madh cilësor, ndonjë prej tyre edhe mund t’ia kishte rrëmbyer Brazilit kurorën e kampiones. Por kjo nuk ndodhi.
“Italia ,-i vura në dukje Martelinit,- ndeshjet e së cilës i ndoqa nëpërmjet komenteve të tij dhe të Karozios,u zhduk nga skena që në ndeshjet në grup,ku barazoi me RF Gjermane, 0-0,u mund nga Kili, 2-0 dhe, ndonëse mundi Zvicrën 3-0, mbeti jashtë fazës finale”.
Martelini mbodhi vetullat dhe shtoi: “Nuk dua t’i kujtoj ndeshjet me dy të parat, ku fusha e futbolli për faj,kryesisht të lojtarëve tanë, u kthye në arenë boksi e mundjeje. Por kjo ndodhi edhe në takime të tjera. Sikur në rregulloren e futbollit të ishin miratuar që atëherë disa nga nenet e sotme,shumë futbollistë të këtij botërori do të ishin dëbuar pa ngurrim nga gjyqtarët.”
Zhgënjim solli Spanja në radhët e së cilës luante dhe Pushkashi i natyralizuar spanjoll. U mund në grup nga Çekosllovakia dhe, ndonëse fitoi me Meksikën, 1-0, u mënjanua, pasi u fundos nga Brazili 2-1. Duke barazuar me Pelenë dhe shokët e tij, 0-0 çekët dëshmuan se kishin ardhur në këtë botëror me ambiciet e mëdha.
Në këtë takim ndodhi një episod mbresëlënës. Peleja i dëmtuar nuk arriti të zotëronte një top dhe Masopusti që mbulonte, e nxori atë jashtë, që kështu brazilianët të ishin ata që do të bënin rivënien e tij në lojë. Ky veprim që ndodhte për herë të parë në një botëror, u duartrokit. Filloi kështu era e “fair play-t”, (”lojë e ndershme”),që jemi mësuar ta shohim edhe në ndeshjet e kampionatit shqiptar,ku pas dëmtimit të një futbollisti kundërshtar, tjetri nuk vazhdon aksionin,por e nxjerr topin jashtë, për t’ia kthyer kështu skuadrës me të cilën të tijtë po ndeshen.
Zhgënjim solli Argjentina, e mënjanuar në grupin ku bënte pjesë edhe Hungaria me Argjentinën dhe Bullgarinë.
Në çerekfinale të papriturën më të madhe e solli Jugosllavia që fitoi 1-0,kundër kampionëve të diskutueshëm të botës më 1954,që bënë kështu një “zbritje e të lirë”, që nga ai vit i lavdishëm. Hungaria nuk bëri gjë tjetër veçse të përsëriste lajtmotivin e këngës së njohur italiane “Addio, sogni di gloria”,(”Lamtumirë, ëndrra të lavdishme”. Siç do të shohim, nga gjiri i saj nuk do të dilnin kurrë futbollistë që të përsëritnin skenarët që kishte luajtur skuadra e viteve ’50,para së cilës ishin gjunjëzuar me radhë tërë gjigantët e futbollit,duke qenë edhe fituesja morale e botërorit 1954.
Rusët pas debutimit të këndshëm të katër vjetëve të shkuara në Suedi,nuk shiheshin me “syrin e njerkës”.Por duket se ky opinion i mori
“mësysh”,sepse edhe ata nuk kishin ndonjë të re në torbë në këtë botëror,ndonëse ishin të veshur me petkun e kampionëve të Evropës, të fituar dy vjet më parë në Paris, ku ishin mundur në finale Jugosllavinë 2-1.
Madje as Jashini nuk ishte në formë, po të marrim parasysh se në takimin me Kolumbinë në grup,”hëngri një gol” drejt e nga goditja e këndit, takim që habitërisht u mbyll në barazim 4-4 me këtë skuadër latino-amerikane që nuk e kishte vënë kush në hesap.
Sidoqoftë,skuadra ruse mbeti në kujtesë për një veprim fisnik të futbollistit të saj, Njetos që siç e kam përmendur në pjesën e kaluar kushtuar Botërorit suedez,kishte ardhur në Shqipëri me “Spartakun” e Moskës, më 1951. Dhe ja sepse:në takimin me Uruguain, një top i gjuajtur prej tij, përfundoi brenda portës nga rrjeta e jashtë, poshtë ngjitur më shtyllën pingule. Gjyqtari bëri shenjë nga qendra e fushës. Uruguaianët, të llahtarisur bënë be dhe rrufe qe nuk ishte gol. Kryesori shkoi me vrap te anësori. Por edhe për të topi kishte përfunduar rregullisht në rrjetë. Uruguaianët ishin gati t’ia krisnin vajit dhe kishin hak. Por, në ato çaste ishte pikërisht Njeto që i tha gjyqtarit të vërtetën. (Eh, sikur francezi Henri të kishte pohuar se golin me Irlandën e kishte shënuar me dorë,ne eliminatoren e para disa muajve në Paris, që udha mundësi ”tringjyrëshve” të merrnin pasaportën për në botërorin që do të zhvillohet pas disa ditësh në Bashkimin Jugafrikan...!).
Që Jashini nuk ishte në ditët e tij më të mira, e dëshmoi kur pësoi një gol nga 30 metra në takimin me Kilin që i kushtoi skuadrës së tij mënjanimin që çerekfinale. Kështu Kilit do të kryqëzonte shpatat me Brazilin. Ky ishte takimi i dytë në jetën time që shihja në televizor. E përsëris,i bukur ,por larg përfytyrimit që kisha krijuar nga leximet e reportazheve të ndeshjeve ndërkombëtare,sidomos të Brazilit, që, siç më pohonte Martelini, ishte skuadra që kishte paraqitur futbollin më të bukur në tërë botërorët e zhvilluar deri atëherë, duke përfshirë edhe Hungarinë e markës ’54.
Brazilianët fituan4-2 dhe u ndodhën në finale me Çekosllovakinë, që kishte likuiduar Jugosllavinë 3-1 dhe për herë të parë që nga viti 1934, pra pas 28 vjetësh, ndodhej në finale të një botërori.
“Natyrisht, Brazili është favorit,-deklaronte trajneri çek Vitlacil, por edhe ne kemi jo pak shanse për të fituar”. Trajneri brazilian, Morreira, parapëlqeu më mirë të heshte para finales që u zhvillua në stadiumin e Santiagos, para 80 mijë shikuesve dhe milionave të tjerëve, midis të cilëve edhe unë më Anton Mazreku, por në shtëpi të ndryshme duke e ndjekur në TV. Por e vërteta është që golin e parë e shënuan cekët me anë të Masopustit, te cilët, madje mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Pastaj brazilianët u përmendën nga ky “nokdaun” dhe shënuan me anë të Amarildos, gol që u pasua nga i dyti,dhe pati për autor Ziton. Kur cekët po vizitonin dëshpërimisht portën brazilianë në kërkim të golit të barazimit, Xhalma Santosi nisi një harkore brenda zonës së portës kundërshtare. Portieri çek, Shroif, i verbuar një grimë nga rrezet e diellit, nuk arriti ta mbërthente topin dhe Vava shënoi golin e tretë, që u dha brazilianëve pa shkëlqimin e katër viteve më parë, Kupën e Botës.
”Ekipi i zgjedhur i Brazilit nuk e rimori titullin e lartë të kampionit botëror me lojë të shkëlqyer,por me lot të organizuar”,ishte mendimi i specialistëve.
Kurse Martelini, që kishte komentuar disa ndeshje të botërorit në RAI, më vinte në dukje: “Kjo vinte se tashmë brazilianët ishin arritur apogjeun e shkëlqimit të tyre. Më pas ky shkëlqim do të venitej...”.
Tabela e rezultateve në fazën finale
Çerekfinale:
Jugosllavi-RF Gjermane 1-0
Kili-B Sovjetik 2-1
Brazil-Angli 3-1
Cekosllovaki-Hungari-1-0
Gjysmëfinale
Çekosllovaki-Jugosllavi 3-1
Brazil-Kili 4-2
Për vendi e tretë
Kili-Jugosllavi 1-0
Finalja
Brazil -Cekosllovaki 3-1
Brazili: Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Mauro, Zozimo, Garinca, Didi, Vava, Amrildo, Zagalo
Cekosllvakia: Shroif, Tihi, Novak, Pluskal, Popluhar, Masopust, Pospihal, Sherer, Kadraba, Kvashnjak, Jelinek.
Gjyqtar: Llatishev(B.Sovjetik)
Golashënuesit më të mirë: Garinca, Vava(Brazil), Albert (Hungari), Sançes (Kili), Ivanov, (B.Sovjetik), Jerkovic (Jugoslavi) me nga 4 gola.
Nga galeria e yjeve:
Gagarinca, Didi, Amarildo, Xhilmar,(Brazil), Masopust (Cekosllovaki), Behara (Jugosllavi), Sivori (Itali), Di Stefano (Spanjë).
28 Maj 2010