Përdhunojnë në grup 15-vjeçaren, arrestohen tre të rinj në Marikaj
Denoncimi erdhi nga nxënësja e klasës së 9-të, pak pas ngjarjes së ndodhur
Artan CENA
TIRANË - Përdhunohet adoleshentja nga tre të rinj, të cilët janë vënë në pranga gjatë një aksioni të policisë së kryeqytetit. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në fshatin Marikaj. Tre të rinj, të njohur të 15-vjeçares, e kanë marrë atë dhe e kanë përdhunuar për disa orë. Pasi kishin përmbushur dëshirat e tyre, ata janë larguar duke e lënë adoleshenten vetëm. Ka qenë vetë ajo që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin ndaj të rinjve dhe në pranga janë vënë: Albi Mara, 21 vjeç, Eni Subashi, 20 vjeç dhe Endri Dunga, 19 vjeç, të tre banues në Marikaj. Siç është bërë e ditur, ata njiheshin që më parë me vajzën dhe e kishin mashtruar dhe më pas e kanë përdhunuar në grup.
Ngjarja
Ka qenë ora 21:00 e mbrëmjes së dy ditëve më parë kur tre të rinjtë, të moshave 19 deri në 21 vjeç, kanë mashtruar fqinjën e tyre. Ata e kanë thirrur 15-vjeçaren, e cila ishte e zhvilluar në shtat dhe kanë filluar duke bërë muhabet. Por, kur janë larguar disi nga banesat e fshatit, ata kanë kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale me vajzën. Reagimi i adoleshentes ka qenë negativ, fakt që ka sjellë dhe acarimin e tre të rinjve. Ata kanë vendosur që vajzën ta përdhunonin. Dhe pse është munduar të kundërshtonte, 15-vjeçarja nuk ka mundur që t’i rezistojë forcës fizike të të rinjve. Më në fund vajza është dorëzuar dhe tre të rinjtë e kanë përdhunuar pa mëshirë. Rituali i shëmtuar ka vazhduar për rreth një orë dhe më pas të rinjtë janë larguar në drejtim të banesave të tyre. Ndërkohë, vajza e dhunuar i është drejtuar policisë, ku ka bërë dhe denoncimin ndaj tre të rinjve. Ajo ka dhënë të gjitha detajet, emrat e të dyshuarve, vendin se ku mund t’i gjente policia etj. Për të vërtetuar të gjithë historinë policia ka kërkuar dhe një ekzaminim të gjendjes së vajzës. Pasi janë siguruar që ngjarja ishte e vërtetë, policia ka nisur operacionin për ndalimin e të dyshuarve.
Arrestimet
Tre të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 22:30 të mbrëmjes. Ata janë shoqëruar fillimisht në ambientet e Komisariatit 6 dhe më pas janë sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Këtu ata janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa orë më parë. Siç mësohet nga burime të policisë, ata nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura nga vajza adoleshente. Burime zyrtare thanë se “arrestimi i tyre u bë sepse rreth orës 21:00 të dy ditëve më parë në Marikaj dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare”. Dosja me materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.
Të arrestuarit
Albi Mara, 21 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 8 klasë.
Eni Subashi, 20 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 11 klasë.
Endri Dunga, 19 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 8 klasë.
28 Maj 2010