E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia te ikurit nuk ftohen ne 98 vjetor

TIRANE- Policia e Shtetit festoi dje 98- vjetorin e krijimit te saj ne ambientet e
Drejtorise se Pergjithshme te saj ne nje ambient te vaket ku te pranishem ishin
vetem pjesetaret aktuale dhe drejtues te saj si dhe perfaqesues te misioneve policore ne vend.


Ne te kundert Drejtuesite e Ministrise se Brendshme nuk kishin llogaritur ne kete dite feste ish- drejtues funksionare apo efektive te Policise se Shtetit qe i kane
sherbyer asaj nder vite duke dhene edhe jeten. Ministri Basha permendi dje ne fjalen e
tij mbeshtjen qe jepet per kategorine e te reneve te policise ne krye te detyres por
perfitimet financiare te tyre deri me tani jane krejtesisht minimale per humbjen e te afermve te tyre ne Polici.


Ne te kundert te te pranishem ne ceremonine e zhvilluar me
kete rast ishin Ministri i Brendshem Lulezim Basha perfaqesues te misioneve nderkombetare PAMECA dhe ICITAP si dhe zyrtare te tjere te Policise se Shtetit. Asnje prej ishdrejtuesve te larte apo te niveleve te tjera te Policise nuk ishin te pranishem ne ceremoni duke dhene idene e nje Policie te krijuar shume vone.


Gjate fjales se tij pershendetese ne kete ceremoni ministri Basha vlereso punen e cdo efektivi te policise nga nivelet e larta drejtuese deri tek nivelet baze.


Misioni i shenjte i Policise se Shtetit mbrojta e lirive te drejtave dhe jetes se qytetareve e prones se tyre eshte nje veper qe kryhet dite per dite ore per ore ne cdo centimeter katror te ketij vendi fale perkushtimit dhe sakrifices te qindra dhe mijera burrave dhe
gjithmone e me shume grave ne radhet e policise se shtetit- tha Basha Ministri i
Brendshem gjate ceremonise.


Nje deklarim te tille Basha e dha nderkohe qe gjate vitit te
fundit kur ai ka drejtuar Ministrine e Brendshme niveli i kriminalitetit ne vend
ka njohur rritje te konsiderueshme.


Vetem krimi i vrasjeve gjate vitit te kaluar ne vend
eshte rritur me 40 raste krahasuar me vitin 2009. Ne fund te ceremonise festive u
shperndane dhe certifikata lavderimi per disa punonjes policie qe kane patur rezultate
te larta gjate vitit 2010.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›