E Diel, 1 Nëntor 2026

1.Cilat jane hapat qe ka nderrmare qeveria juaj per bashkepunimin rajonal ne kuader te luftes kunder fenomeneve negative pare kjo edhe ne optiken e integrimit ne BE. Ne jemi duke prodhuar nje menax

1.Cilat jane hapat qe ka nderrmare qeveria juaj per bashkepunimin rajonal ne kuader te luftes kunder fenomeneve negative pare kjo edhe ne optiken e integrimit ne BE.

Ne jemi duke prodhuar nje menaxhim me te sigurte te kufijve tane. Ne kemi bllokuar levizjen e klandestineve nga brigjet tona dhe po ashtu po fokusohemi ne bllokimin e trafikut rajonal dhe nderkombetar te droges. Ne po vendosim standarte rajonale per luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve, me Greqine si partnere gjithashtu, dhe me vende te tjera si Italia e Gjermania.

Lufta kunder krimit te organizuar ne radhe te pare do te thote vendosje e nje bashkepunimi te mire mes Qeverive tona, institucioneve dhe ngritjes se trupave ndernacionale (te perbashketa) qe paralelisht me prodhimin e bashkepunimit rajonal, te luftojne krimin rajonal.

Ne po forcojme shkembimin e informacioneve te sherbimeve tona te
inteligjences dhe operativitetin me institucione te specializuara te SHBA-se te cilet merren me tranzitimin e rrjetit te krimit nderkombetar ne rajon

Kriminelet dhe krimi nuk kane nacionalitet dhe krimi i organizuar nuk ka kufij. Pra eshte nje sfide e perbashket dhe ne duhet te veprojme kunder tij sebashku ne nje skeme rajonale dhe globale .

Cilat jane marredheniet midis dy vendeve Greqise dhe Shqiperise ne kuadrin e sigurimit te te drejtave te emigranteve shqiptare ketu?

Fakti i nje bashkepunimi shume te mire dhe i rregullimit te qendrimit te tyre ketu (ne Greqi) nga te dyja qeverite bejne qe ata te ndihen te lire ne kete proces te legalizimit te tyre te plote. Ky proces u krijon atyre mundesine te kthehen here pas here ne shtepi per te ndertuar te ardhmen e tyre duke perfshire ketu edhe minoritetin grek ne Shqiperi. Une mendoj se e ardhmja e kufijve mes Shqiperise dhe Greqise eshte optimiste eshte ajo e standarteve europiane po te kujtojme se tashme kemi hapur pika te reja te kalimit kufitar duke lehtesuar kalimin e lire te qytetareve nga te dy vendet per te gezuar lirine e iniciativave, te udhetimit, dhe te rritjes se miqesise ne nje nivel me te larte.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›