E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 200 dhe 200 000 njerez

/ /

NgaVIRION GRACI

Eshte thene me dashamire si qortuese se kur dy martohen dyqind te tjere terbohen. Kjo ka vlere per dasmat e thjeshta por kur eshte fjala...

per dasma te medha per dasma me qindra-mijera te ftuar dicka duhet modifikuar ne shprehjen klasike per ata qe martohen dhe per ata qe terbohen. Kuptohen lehte pra se shkak per kete shkrim eshte e ashtuquajtura dasme e vitit martesa e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama me zonjen Linda Basha. Ne jehonat dhe komentet mediatike te bera para dhe pas ceremonise se kurorezimit te ndash cfare eshte e autorizuar prej vete ciftit dhe cfare eshte stisur prej interpreteve mediatike qe e kane percjelle ceremonine ngjarjen e vitit sipas nje optike vetjake te paautorizuar nga te zotet e shtepise eshte paksa e veshtire. Sidoqofte mund ti rreshtojme disa mendime dhe pershtypje jo vetem pse eshte fjala per nje figure te rendesishme te politikes shqiptare por dhe per faktin se dasma u be kryefjale kryelajm per gjithe hapesiren shqiptare.
Ne retrospektive mund te kujtojme se njerezit publike posacerisht udheheqesit politike qe kane pretenduar te perfaqesojne shtresat e gjera popullore shumicat numerike qe kane qene larg pushtetit pasurise dhe privilegjeve klasore kane bere kujdes qe ta ruajne imazhin si njerez pa pretendime mondane kursimtare dhe idealiste qe punojne e jetojne me sakrifica e mundime si gjithe te tjeret. Edhe kur nuk e kane pasur ne gjak prirjen per qasje te thjeshta ndaj jetes edhe kur nuk e kane pasur te lindur nje ndjenje meskiniteti e refuzimi ndaj bollekut material edhe kur nuk e kane pasur te vogel prirjen natyrore per luks e salltanete sulltanore shtabet e tyre propagandistike keshilltaret e tyre te mencur kane bere kujdes qe faqja epikurianistike kompromentuese te minimizohet sa me teper te fshihet te pakten per syte e publikut.
Nuk eshte habi te permendim nga te paret ustallare te shtirjes politike Leninin. Me gjenialitet djallezor ai ia seliti vetes legjenden e nje njeriu teper te thjeshte i permbajtur e bujar si gjithe ata te cilet perfaqesonte. Ky njesim formal me shumicen aq i lakmuar nga cdo lider ne fushatat zgjedhore si celes suksesi legjitimon moralisht pushtetin ne rastin kur pushteti kerkohet dhe buron prej mbeshtetjes masive popullore. Mbreterit te cilet e perjetonin si trashegimi e te drejte hyjnore pushtetin e pakufishem dhe privilegjet ekstreme kujdeseshin per te theksuar te kunderten sa me shume dukje marramendese sa me shume pallate madheshtore kisha katedrale dhe vepra te lloj-llojshme publike te personifikuara me vetveten si dhe me emra anetaresh te familjes mbreterore e te oborrit. Revolucioni borgjez francez ballafaqimet e pergjakshme klasore te shek XX diktaturat e djathta e te majta mesimet nga pesimet historike me sa duket kane bere qe vete familjet mbreterore deri te te mbijetuarat ne kohet moderne te shfaqen rregullisht me dukje te zakonshme ne publik ne shetitje ne shitore ne restorante me meny dhe cmime popullore. Aq me shume kryetaret e republikave kane qene te prirur per te manifestuar kete lloj profili. Per shembull shtepia e Ataturkut ne Ankara - teper e zakonshme e vogel madje nderkohe qe kish sherbyer edhe si Kryeministri edhe si shtab lufte edhe si banese familjare. Edhe nje diktator i pangopur si E. Hoxha bente kujdes te mos krijonte kontraste te forta midis stilit te tij te jeteses dhe pasuesve. Realisht ka ndodhur episodi me fotografin menjehere pas luftes. Pak me i qeshur shoku Enver- guxoi te thoshte fotografi kur matej ta shkrepte aparatin. Kaq mund te qeshim tani eshte pergjigjur me diabolizmin e njohur leninist diktatori. Goditje ne shenje
Jane disa episode vendimtare qe peshojne ne biografine vetjake te udheheqesve. Nje tjeter shembull eshte Ahmet Zogu. Kisha dhe kam vleresime per te per energjite mendore qe ka treguar per meritat dhe talentin si shtetar per shkathtesite diplomatike etj. Por nje fakt me pengon te jem pro tij shpirterisht paradat dhe kremtimet ditore qe organizonte ai ndonjehere kushtonin afersisht sa buxheti vjetor i arsimit
Duke u kthyer te jehonat dhe komentet per dasmen e vitit ajo midis Lindes dhe Edit nuk pajtohem aspak me ata qe e kane quajtur sukses permiresim te imazhit te Rames plotesim te figures se tij publike ndaj sulmeve bezdisese te reportereve paparace e shpifarake. Nuk me ngjan si episod suksesi kjo aspak. Ne pikun e retorikes per varferi ekstreme te vendit ne pikun e retorikes per krize te thelle e rrenim fatal te shqiptareve ne prag te thirrjeve per protesta mbarepopullore duke ftuar ne krah e nen arme ushtrine e perbere nga te varfrit nga te papunet dhe te pashpreset e shumte te ketij vendi duke ftuar per ne rruge e per ne sheshe 100 mije 200 mije protesues e ndjekes besnike prej masave varfanjake e shpresehumbura mediat ofrojne me ngazellim antipodin e tyre kryetarin ne nje ceremoni martese prej rokfeleresh unaza platini e gjithfare salltanetesh.
Prania dhe dora e nje regjisoreje te njohur si Liri Begeja nuk e ka shpetuar kete shfaqje martesore nga nje doze e ndjeshme butaforie dhe artificialiteti. A nuk do te ishte me njerezore per shembull qe Rea vajza e nuses prej marteses se pare te ishte ate nate me te atin e saj natyror njeri i virtytshem dhe i respektuar se sa te zbukuronte dekorin festiv ne krah te njerkut te saj Po torta-maket i Tiranes cfare autogoli qesharak Sikur ta kene porositur ate torte-maket kundershtaret e kryetarit te bashkise sikur ta kene sjelle ate torte-maket akuzuesit e Rames ata qe i thone se e trajton kryeqytetin si ciflig dhe jo miqte e tij te ngushte. Larg qofte sikur Kryeministrit te sotem ose atij qe do vije pas tij ti behej nje dhurate analoge Shqiperia - torte ne tavoline Burra dhe gra te pispillosura per shtate pale qejfe vip-a e vip-esha te lakuar e te permendur per lloj-lloj gjynahesh marrin thikat pirunet garuzhdet mashat e luget ndajne Tiranen copa-copa sipas zonave te parapelqyera per tu embelsuar per te uruar njeri-tjetrin dhe ciftin e ri. Simbolike e trishte
P.S Politikani Rama me edukate qytetare dhe njerezillek prekes eshte nga te paktet kryetare qe ka perfshire edhe autorin e ketyre radheve ne listen e atyre njerezve te medias te cileve me kartolina elektronike jua uron festat kombetare. Veprim i hijshem pa diskutim. Jo per hir te reciprocitetit edhe une e uroj me zemer ne keto dite te shenuara per te lumturi dhe mbaresi ne kete etape te re te jetes personale nderkohe shpresoj te mos jem treguar i padrejte duke vecuar publikisht disa stonatura serioze qe erdhen si te tilla nga pozita e tij shoqerore nga menyra e projektimit ne publik te marteses se tij.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›