Trebrinjezimi i Trebinjes
NgaKASTRIOT ISLAMI
Zgjedhjet ne komunen Trebinje kane nevoje te analizohen me qetesi. Se pari ato jane te parat qe PS-ja dhe opozita pranojne te marrin...
pjese pas atyre te 28 qershorit 2009 nderkohe qe ne te gjithe zgjedhjet e tjera te pjesshme eshte refuzuar pjesemarrja ne zgjedhje me argumentin se po nuk u be transparenca e zgjedhjeve te 2009-s opozita nuk ka garanci per zgjedhje te lira e te ndershme. Se dyti ato jane te parat qe PS-ja humb ne nje zone qe e kishte fituar ne 2007-n dhe 2009-n edhe sikur PD-ja te ishte bashke me LSI-ne. Shtrohen disa pyetje per PS-ne. Se pari a ishin te lira e te ndershme zgjedhjet ne Trebinje dhe nese jo atehere cilat jane provat dhe faktet qe e
vertetojne kete Se dyti perse u permbys rezultati i 2009-s nga ne favor te PS-se me 5.2 per qind te votave ndaj PD e LSI se bashku ne favor te PD-LSI me 71 vota ne 2010. Se treti perse PS-ja humbet ne kete komune kur kishte fituar ne 2007-n Se katerti perse PS-ja del ne 2010-n me rezultat me te keq se ne 2009-n Ky rezultat eshte nje arsye me shume perse analiza per 2009-n duhet te mbeshtetej ne dy kembe i ndikimi i parregullsive ne rezultatin zgjedhor Trebinja nuk duket te jete nje shembull i tille dhe ii cfare mire/keqfunksionoi ne mekanizmin e PS-se e te koalicionit te saj ne 2009-n Tani per te bere projeksionin per 2011-n duhen shtuar edhe dy elemente te rendesishem i si ka ndikuar strategjia e veprimeve te deritanishme te opozites ne rezultatin zgjedhor te 2010-s dhe ii sa do te ndikonte fakti qe LSI-ja do te jete ne koalicion me PD-ne ne zgjedhjet vendore te 2011-s Sigurisht rasti i Trebinjes tregon se keto dy pyetje marrin pergjithesisht pergjigje negative per PS-ne.
Trebinja 2007..
Kandidati i PS-LSI-se ka fituar 49.8 per qind te votave kurse kandidati i PD-se 48.8 per qind te votave. Pra kandidati i majte ka fituar rreth 1 per qind vota me shume duke dale fitues me nje rezultat te ngushte. Po ti referohemi rezultatit te partive rezulton se PS-ja ka fituar rreth 17 per qind te votave kurse LSI-ja rreth 16 per qind te tyre. Nderkohe PD-ja ka fituar rreth 11.5 per qind te votave. Dhe te gjithe pjesen tjeter te votave rreth 55 per qind te tyre i kane fituar partite e tjera duke vertetuar tezen qe ne zgjedhjet vendore ka nje shperndarje te votave nga partite e medha drejt partive te vogla.
Trebinja ne 2009...
Rezultatet ne Trebinje ne vitin 2009 jane PD APN 37.6 per qind. PS BPN fitoi 52.1 per qind dhe LSI ASI fitoi 9.3 per qind. Edhe sikur ne vitin 2009 PD-ja te ishte bashke me LSI nuk do te arrinte me shume sesa 46.9 per qind te votave nderkohe qe PS kishte fituar 52.1 per qind. Keshtu opozita e drejtuar nga PS-ja ne 2009-n ka fituar 5.2 per qind me shume vota sesa PD-ja plus LSI-ne. Ne vitin 2009 opozita ka nje ngritje te rezultatit ne Trebinje po te krahasohet me 2007-n. Konkretisht vetem PS-ja merr 52.1 per qind te votave shume me teper se ckishte fituar PS-ja plus LSI-ne ne 2007-n 49.8 per qind te votave
Trebinja 2007 dhe 2009 per partite politike..
Le ti referohemi rezultatit te partive politike. Ne zgjedhjet 2007 koalicioni i PS-se fitoi 613 vota kurse koalicioni i LSI-se - 246 vota. Pra gjithsej e majta fitoi 859 vota kurse koalicioni i djathte i drejtuar nga PD-ja kishte fituar 527 vota. Ne 2009 koalicioni i PS-se fitoi 730 vota koalicioni i LSI-se 130 vota ndersa e majta gjithsej 860 vota saktesisht sa ne vitin 2007. Kurse per cudi koalicioni i djathte i fituar nga PD-ja fitoi 527 vota po aq sa ne vitin 2007. fare del nga ky krahasim Se pari votuesit e majte e te djathte kane votuar ne menyre saktesisht te njejte ne 2007 dhe 2009 pra diferenca e majte minus e djathte nuk ka ndryshuar. Se dyti ne 2009 PS-ja eshte rritur ne kurriz te LSI-se e cila ka humbur rreth 116 vota. Pra ka ndodhur vetem nje rialokim brenda te majtes pa kaluar asnje vote nga e majta ne te djathte apo anasjelltas...
Trebinja 2010...
Kandidati i PS-se merr 71 vota me pak sesa kandidati i koalicionit qeveritar PD-LSI. Nderkohe qe po tu referoheshim rezultateve te 2009 kandidati i PS-se duhet te kishte 5.2 per qind me shume sesa kandidati i koalicionit qeveritar. Perfundimi eshte i qarte Kandidati i PS-se ka realizuar nje rezultat me te keq jo vetem krahasuar me 2007 por krahasuar edhe me 2009. Dhe rezultati eshte aq me i keq saqe rezultati i 2007 dhe 2009 ne favor te PS-se permbyset ne favor te PD-se plus LSI.
Ne vend te perfundimit...
Zgjedhjet ne Trebinje jane nje test ne nje komune me rreth 1500 votues per te nxjerre perfundime per zgjedhjet e ardhshme vendore. Dhe per me teper nje test ne nje komune te fituar nga PS-ja edhe ne 2007 edhe ne 2009 dhe te humbur ne 2010 pra te fituar nga koalicioni qeveritar. Pra jo nje test ne nje zone te fituar nga PD-ja apo koalicioni qeveritar PD-LSI apo ne nje njesi vendore te diskutueshme. Pa u nxituar duhen pare edhe efektet e faktoreve te tjere si per shembull i si u zgjodh kandidati i opozites krahasuar edhe me ate koalicionit qeveritar ii si e zhvilloi fushaten opozita ne krahasim me koalicionin qeveritar iii si dhe sa ndikoi fakti qe ne mes te mandatit ish-kryetari i majte i komunes u shkarkua. Natyrisht per te qene realist ne kete analize duhet pranuar se ne zgjedhjet e pjesshme aq me teper ne nje komune te vogel kandidati i koalicionit qeveritar eshte gjithnje me i favorizuar. Sidoqofte minimalisht ne planin psikologjik e politik ky eshte nje rezultat negativ per opoziten dhe duhet analizuar me seriozitet. Aq me teper duhet pasur parasysh se i konstantja gati - gati historike e majte minus e djathte ruhet pothuajse kudo ii se LSI-ja do te jete ne koalicion me PD-ne dhe kjo levizje nga e majta ne te djathte ka efekt dyfish ne vota ne favor te koalicionit qeveritar dhe iii ne zgjedhjet vendore gjithnje ka nje shperndarje nga partite e medha drejt partive te vogla.