E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te kete sfidues Thaci

/ /

NgaSHKELZEN MALIQI

Rizgjedhja e Hashim Thacit si kryetar i PDK-se ne kushtet emergjente sigurisht qe nuk eshte shembulli me i mire i kongreseve...

partiake ku partia me themel shqyrton performancen e vet problemet e brendshme dhe zhvillimin e metejshem. Por PDK-ja serish i ra shkurt dhe me aklamacion vetem sa per permbushjen e nje obligimi ligjor per te certifikuar pjesemarrjen ne zgjedhje.
Rizgjedhja e Hashim Thacit edhe ne nje Kuvend te rregullt sigurisht qe nuk do te vihej ne dyshim. Per dallim nga LDK-ja e cila ende nuk e ka zgjidhur problemin e trashegimise se liderit historik te ndjerit Ibrahim Rugova PDK-ja nuk ka lider alternativ e as figure qe e ka bere publike aspiraten per tu bere konkurrent i Hashim Thacit ne drejtimin e partise. Madje nuk ka as ndonje kandidat tjeter per kryeminister. Kjo nuk do te thote se ne PDK nuk ka pasur dhe nuk ka edhe vlime dhe pakenaqesi te brendshme probleme me deget e edhe ikje qe ndoshta do te ndikojne ne uljen e perkrahjes ne zgjedhje. Por kuvendi qe zgjati vetem tri ore dhe qe me aklamacion i dha mandat te ri Thacit dhe strukturave udheheqese te deritanishme ne njefare menyre siguroi heshtjen e ketyre problemeve deri ne nje moment tjeter qe nuk do te jete kaq optimist si ky kur PDK-ja dhe Thaci presin te marrin edhe nje mandat per qeverisje.
Por mund te shtrohet pyetja se a ka qene kjo zgjedhje e natyrshme dhe detyruese e PDK-se edhe zgjedhje dhe oferte me e mire per zhvillimin e demokracise ne Kosove Ose thene ndryshe nese PDK-ja nuk ka alternative tjeter per kryeminister a ka Kosova ndonje alternative tjeter qe do ta ndalte triumfin e PDK-se dhe te Thacit Une personalisht mendoj se per Kosoven dhe zhvillimin e demokracise do te ishte me mire qe te zgjidhet nje kryeminister tjeter dhe jo Hashim Thaci por nuk jam i sigurt se kjo mund te ndodhe ne rrethanat qe kemi dhe konkurrencen jo edhe aq te artikuluar te opozites ku tani eshte rreshtuar edhe LDK-ja pas daljes ne menyre demonstrative nga Qeveria.
Disa stratege me largpames te LDK-se por qe ende nuk dihet nese zeri i tyre do te degjohet bejne llogari me elektoratin e humbur te LDK-se nga koha kur Ibrahim Rugova ishte ende gjalle si dhe propozojne platforma unifikuese e kerkojne edhe liderin qe do ta mundesonte kete riunifikim te LDK-se. Por eshte veshtire te parashikohet se cfare do te ndodhe me kete projekt i cili perndryshe nuk eshte bere publik dhe ne fakt nuk eshte as perfundimisht i percaktuar per modelin dhe liderin qe do ta realizoje planin. LDK-ja shpalli shkurorezimin nga Qeveria mu ne fillimin e procesit te zgjedhjeve te brendshme dhe kjo ngutje e kritikuar edhe nga protagonistet me te flakte te shkurorezimit tani shihet si nje perpjekje qe edhe LDK-ja te kete nje Kuvend zgjedhor me aklamacion i cili do te pamundesonte konkurrencen dhe do te verifikonte lidershipin e luhatur te Fatmir Sejdiut. Nderkaq strateget e ringjalljes se LDK-se Sejdiun nuk e shohin si figure te unitetit por me pare te percarjes. Nje element kryesor ne kete vleresim lidhet me planet qe LDD-ja e akademik Dacit qe po deshton te rikthehet ne LDK ose te behet koalicioni parazgjedhor me kete parti nderkohe qe Sejdiu shihet si pengese per kete opsion. Daci e ka thene publikisht se nuk vjen ne konsiderim bashkepunimi perderisa ne krye te LDK-se eshte Sejdiu.
Sfida tjeter per ribashkimin e LDK-se eshte Bujar Bukoshi i cili ka shpallur kandidaturen per kryetar te partise por kerkon me ngulm qe gara te jete e barabarte dhe e drejte dhe jo e dirigjuar nga oborrtaret e Sejdiut. Bukoshi vete nuk pretendon se eshte nje figure qe mund te perbashkoje LDK-ne por ne plan te pare ve te birin e liderit historik te LDK-se Uke Rugoven qe sapo ka aderuar ne LDK i cili ne planet e Bukoshit do te duhej te ishte bartes i listes se LDK-se ne zgjedhje. Po keshtu per arsye se Uke Rugova shihet si lider i se ardhmes kurse sot me shume si nje figure simbolike unifikuese qe nuk kandidon per poste edhe vete eshte deklaruar per kete Bukoshi llogarit edhe nje lider tjeter me potenciale unifikuese i cili eshte miku i tij Isa Mustafa per te cilin besohet se do te mund te ishte konkurrent i denje per postin e kryeministrit si sfidues me gjasa me reale kunder fitores se sigurt te Hashim Thacit. Pra Uke Rugova i cili eshte rreshtuar hapur me Bukoshin si dhe Isa Mustafa i cili ende tregohet i rezervuar do te mund te krijonin nje ambient te ri ne LDK dhe te provonin unifikimin e elektoratit te dikurshem te LDK-se.
Por per keto plane qe nuk jane me sekret sikur mungon vullneti i drejtuesve aktuale te LDK-se sidomos i kryetarit Sejdiu i cili si duket nuk po u bindet argumenteve te faktoreve qe konsiderohen te jashtem dhe ne fakt nuk e kane kontrollin e LDK-se si nje organizem i madh qe eshte. Anetaresimi i vonshem i Uke Rugoves si dhe rianetaresimi i Bujar Bukoshit por qe perndryshe ka qene njeri nga themeluesit e LDK-se ne vitin 1989 si dhe kryeminister ne ekzil i viteve 90 e detyron ekipin e Bukoshit qe ti kercenoje hapur strukturat udheheqese partiake me nje rebelim qe nenkupton organizimin e fraksionit brenda LDK-se ose edhe te koalicionit Ibrahim Rugova i cili do ta sfidonte Sejdiun dhe oborrin e tij. Madje Bukoshi nuk perjashton as mundesine e krijimit te nje partie te re gje qe do te kishte per pasoje edhe nje tronditje te madhe ne elektoratin e synuar.
Kjo paqartesi ne LDK e ben te pamundur parashikimin e suksesit te projektit per sfidimin e PDK-se dhe te ambicies se Hashim Thacit qe te mbetet ne postin e kryeministrit. Kjo paqartesi per me shume ndikon edhe ne disponimin e elektoratit te LDK-se i cili eshte ngopur me konfliktet e lidereve. Ne keto rrethana edhe sqarimi i dates se zgjedhjeve eshte me rendesi kyce. Duke e cuar vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme per hir te postit te vet Sejdiu mbase i ben sherbimin e fundit Hashim Thacit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›