2 milionë të reja për një varr, por në Sharrë s’ka vende
Shqiptarët janë të gatshëm të paguajnë deri në 2 milionë lekë të reja për një varr të denjë për të afërmit e tyre, por problem është vendi se ku mund të vendoset ky varr. Edhe pse autoritetet përgjegjëse refuzojnë të japin informacion rreth kësaj, punonjës në varrezat e Sharës pa dashur të identifikohen thonë se janë duke hapur varre në rrugicat lidhëse të varrezës, pasi vendet normale mungojnë. Një situatë e tillë zgjat prej vitesh, pa gjetur zgjidhje duke lënë në mëshirë të fatit të vdekurit dhe të gjallët që përkujdesen që ata të marrin një shërbim të denjë.
Njerëzit që punojnë aty shprehen se në varrezat e Sharrës nuk ka më vende për të varrosur dhe në këtë mënyrë kanë filluar varrimet në rrugicat lidhëse dhe hapësirat mes varreve. “Një problem i tillë në Sharrë ekziston prej 2 vjetësh për të mos thënë që ka më përpara”, - thonë punonjësit, por ata shprehen se aty ka tokë të lirë për varrezat veç se duhet që të bëhet shpronësimi i saj.
Në kontrast me këtë gjendje janë pamje janë varret e punuara në mermer dhe memorialet që u kanë kushtuar të afërmve të të vdekurve miliona lekë. “Dhimbja e mos pasjes së njeriut të tyre është më e fortë dhe se të pasurit apo jo mundësi për të shpenzuar”, - thotë Zuk Lala, që ka një biznes arkivolesh. Sipas tij, kostoja e një arkëmorti varet nga punimi që kërkojnë porositësit dhe lloji i materialit. Për shembull një varr i punuar mund të kushtojë nga vetëm 15.000 lekë të reja qivur i thjeshtë vetëm me pllakë mermeri e deri në 100.000 lekë të reja pllakë mermeri e cilësisë së lartë granit, ose kur punimit i shtohen dhe zbukurime ose punime të tjera ai shkon dhe mbi këto shuma. Në rrugën që të çon për në varreza dhjetëra njerëz përpiqen dhe bëjnë para duke ofruar shërbime që lehtësojnë dhimbjen. Nga mermerpunuesit të piktorët e portreteve për të vdekurit, por ndërsa paratë nuk mungojnë në këtë shërbim, bashkia e kryeqytetit ende nuk i ka gjetur një zgjidhje mungesës së tokës. Të interesuar pranë administratës së varrezave dhe më tej pranë Bashkisë së Tiranës ne nuk morëm përgjigje në lidhje me problemin, që duket se nuk është i tillë vetëm për varrmihësit. Një punëtor varresh që gjetëm në Sharrë na tha se “ai mund të hapte një gropë kudo, edhe në rrugicat mes varreve”.