Policia: Japim 1 milion lekë për të gjetur vrasësin e Xhamllikut

Në sajë
të informacioneve të poseduara nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj
Jetës dhe Shëndetit, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj
vrasje, i cili është identifikuar si Albert Xhemal Dashi, 35 vjeç, lindur e
banues në Tiranë
Tiranë, 31 Janar NOA Policia e Tiranës ofron
shumën prej një milion lekë të rinj për ata që ofrojnë informacion në mënyrë
anonime për kapjen e autorit të vrasjes së pasdites së sotme tek vendi i
quajtur Xhamlliku në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17.30 në rrugën
e Porcelanit në afërsi të ish Profarmës në Tiranë, ku dhe është qëlluar me
armë zjarri duke gjetur vdekjen 30 vjeçari Armando Riza Hasani, lindur e banues
në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i
formuar për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Në sajë të informacioneve të poseduara nga
specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u bë e mundur
identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj vrasje, i cili është identifikuar si
Albert Xhemal Dashi, 35 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se, motiv i kësaj
ngjarje të jetë një konflikt familjar, mbi lidhjen martesore të viktimës, i
cili kishte për bashkëshorte mbesën e autorit.
Aktualisht nga të gjitha strukturat e hetimit
të krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor Tiranë, po punohet intensivisht për kapjen e autorit i cili tashmë
është identifikuar, - i tha agjencisë NOA, zëdhënësja e Policisë së Tiranës,
Alma Katragjini.
Ndërkohë, për çdo informacion të vlefshëm që
do të finalizohet me kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, Policia e Tiranës
thotë se ka vendosur në dispozicion shumën e parave prej 1 milion lekësh (të
reja) shpërblim, duke ruajtur në çdo rast anonimatin, për të telefonuar në
numrat telefonik 129 dhe 069 41 10 202.
e.r/NOA