E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 minatorët e Bulqizës, në gjëndje jo të mirë

Dy minatorë të grevës së urisë, janë në gjëndje jo të mirë shëndetësore. Pas 22 ditësh protestash, 2 minatorët kanë pësuar gjendje të fikti. Minatorët aktualisht po rrinë në ambientet e minierës, që është 1400 metra nën nivelin e detit.

Këta minatorë përfaqësojnë pjesën tjetër të minatorëve, të cilët prej disa ditësh vijojnë protestat e tyre për plotësimin e kërkesave.
 

Minatorët, të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e grevës janë përzgjedhur në bazë të disa kushteve, ku më kryesorja është gjendja e mirë shëndetësore dhe mosha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›