Përmet, kryen vjedhje, pranga 32-vjeçarit

Vjedh kompjutera dhe brënda ditës bie në prangat e policisë në Përmet. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 24, ku nga ana e Specialistëve të Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e policisë Përmet, kanë vënë në pranga shtetasin Françesko Kasaj, i dënuar më parë, 3 herë për vjedhje. Gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 24.07.2011, ky shtetas ka vjedhur me thyerje, një zyrë sigurimi, ku ka marrë një sasi paisjesh kompjuterash.
Më pas, ky shtetas përsëri ka vjedhur me thyerje një dyqan konfeksionesh, pronë e shtetasit me iniciale M.Z, ku ka vjedhur një mbajtëse me unaza dhe varëse floriri. Ky shtetas, pasi ka kryer dy vjedhjet, sendet i ka fshehur në një banesë të braktisur të pa banueshme në lagjen Varosh të qytetit Përmet , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore , u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale të "Vjedhjes".