Bulqizë, minatorët bllokojnë ashensorin

Kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj, deklaron se ka ardhur koha për një ndërhyrje urgjente dhe se kjo grevë vjen në një kohë pas konsumimit të hallkave ligjore.
“Kompania “ACR”, po bën presion psikologjik dhe se kjo grevë vjen pas indiferencës së qeverisë”, tha më tej Nikollaj, ku në shenjë alarmi, minatoët e grevës së urisë, kanë bllokuar ashensorin.
Mësohet se minatorët kanë bllokuar ashensorin që të çon për në zonën ku ata janë ngujuar, me qëllim moskomunikimin absolut me sipërfaqen.
Minatorët kërkojnë rritje page, kryerjen e investimeve, kushte më të mira pune si dhe largimin e subjekteve te palicensuara, miratimin e statusit te minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension.